Lajme

Provat në rastin e Deharit, nga kabineti i Haxhiut thonë se ajo ka dëshmuar

Autori: Gazeta inFokus 14:08 | 16 February 2023

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka dhënë dëshminë e saj para institucioneve të Drejtësisë, lidhur me çështjen e zhdukjes së provave për rastin e vdekjes së Astrit Deharit.

Këtë e ka bërë të ditur për Klankosova.tv, Genc Nimoni, nga kabineti i ministres Haxhiu, teksa ka thënë se dëshmitar i radhës, është deputeti Haki Abazi.

”Sapo jemi njoftuar lidhur me deklaratat e tilla, kemi njoftuar kryeprokurorin e shtetit. Ky rast është shumë i ndjeshëm sikurse edhe ka vëmendjen e opinionit publik. Ministrja Haxhiu ka dhënë dëshminë e saj para institucioneve të drejtësisë. Dëshmitari i radhës është deputeti Abazi. E ka përgjegjësinë ligjore që të flas për secilin pretendim. Urojmë që të mos tentojë të fshihet prapa imunitetit prej deputeti. Ne e konsiderojmë të papranueshëm tendencën e tij për të keqpërdorur këtë rast për qëllime të ulta”.

-Advertisement-

Këto zhvillime erdhën pasi deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Haki Abazi deklaroi gjatë ditës se për rastin e Astrit Deharit dhe zhdukjen e mostrave të tij duhet të merren në pyetje disa figura të Vetëvendosjes, duke filluar nga kryeministri Albin Kurti.

”Nuk besoj që kamerat mund të gënjejnë se çfarë ka ndodhur. Prokuroria duhet të marrë në pyetje kryeministrin Kurti, Dejona Mihalin, Albulena Haxhiun, Nazlie Balaj dhe Flutura Gogaj-Bajrami. Rasti i Astrit Deharit është shumë i rëndë për t’u mbajtur mbi supet e qytetarëve. Rrugët janë të qarta se si duhet të bëhet kjo punë”.

Abazi tha se Instituti i Mjekësisë Ligjore është i monitoruar 24 orë nga kamerat dhe se, sipas tij, dihet qartë se kush i ka nxjerrë mostrat e Astrit Deharit dhe i ka zhdukur ato.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera