Lajme

Protesta kundër formimit të Asociacionit, protestuesit brohorasin “Poshtë Zajednica”

Autori: Gazeta inFokus 12:22 | 31 January 2023

Derisa në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka përfunduar takimi i thirrur për çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe,në sheshin “Zahir Pajaziti” është duke u mbajtur një protestë.

Thirrja për protestë u bë mbrëmë nga zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Sadri Ramabaja.

I njëjti nuk harroi që edhe sot t’ua përkujtojë qytetarëve që të mblidhen me fillim nga ora 12:00 në sheshin “Zahir Pajaziti” në kryeqytet.

-Advertisement-

“Pas pak, në ora 12.00, shihemi në SHESHIN ZAHIR PAJAZITI. Qytetaria është garancioni më i mirë se BKS si instrument i Beogradit – nuk kalon”, ka thënë ai.

Në protestë janë duke marrë pjesë një numër i madh i qytetarëve, të cilët kundërshtojnë formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.Të njëjtit janë mbledhur njëzëri për të kundërshtuar mundësinë e formimit të Asociacionit, i njohur ndryshe si komunat me shumicë serbe në vend.

Ata kanë brohoritur “Poshtë Zajenica”, term ky i njohur nga protestat e shumta të Lëvizjes Vetëvendosje sa ishin në opozitë e ku kundërshtohej formimi i këtyre komunave.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova lanson Kredinë për Ekonominë Qarkore – e para dhe e vetmja e këtij lloji në Kosovë
-Advertisement-

Të tjera