Lajme

Prokuroria nxjerr një fotografi të Hashim Thaçit: Ishte afër një qendre të ndalimit

Autori: Gazeta inFokus 15:50 | 03 April 2023

Prokuroria e Specializuar e Hagës ka publikuar një fotografi të Hashim Thaçit, të armatosur dhe me uniformë ushtarake, të pretenduar të jetë realizuar në Malin e Zatriqit.

Sipas prokurorit, Thaçi ishte fotografuar në afërsi të një qendre të supozuar të ndalimit në fshatin Drenoc, në Shtabin e UÇK-së.

Prokurori pretendon se mes majit dhe korrikut të vitit 1998, 38 persona ishin mbajtur të ndaluar në qendrën e ndalimit në Drenoc.

-Advertisement-

“Pamja në ekran paraqet Shtabin e UÇK-së në Drenoc, ku janë mbajtur disa të ndaluar. Midis majit dhe korrikut të vitit 1998, së paku 38 persona u mbajtën të ndaluar pa proces ligjor të rregullt në Drenoc. Disa herë midis fundit të prillit dhe fillimit të gushtit të vitit 1998, Hashim Thaçi e vizitoi Drenocin. Në ekran duket Hashim Thaçi i armatosur dhe me uniformë gjatë një vizite në Malin e Zatriqit që është afër Drenocit”, ka thënë prokurori.

“Dy prej tyre i detyruan të kryejnë marrëdhënie seksuale”: Prokuroria e Speciales me akuza të rënda për ish krerët e UÇK-së

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera