Lajme

“Dy prej tyre i detyruan të kryejnë marrëdhënie seksuale”: Prokuroria e Speciales me akuza të rënda për ish krerët e UÇK-së

Autori: Gazeta inFokus 15:33 | 03 April 2023

Ka filluar edhe pjesa e tretë e seancës së gjykimit ndaj ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Hagë.

Në këtë pjesë prokurori ka vazhduar me akuzat dhe paraqitjen e sipas tyre provave për kryerjen e krimeve të luftës, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas prokurorit dy të ndaluar nga ish krerët e UÇK-së, në objektin e ndalimit në zonën e Prizrenit u detyruan edhe të kryenin marrëdhënie seksuale me njëri tjetrin.

-Advertisement-

“Do të flas tani për një prej qendrave përkatëse të ndalimit në Prizren. Të akuzuarit akuzohen për ndalimin e së paku tre personave pa proces ligjorë të rregullt me 23 qershor. Do të dëgjoni se dy prej të ndaluarve ju tha të kryejnë marrëdhënie seksuale me njëri tjetrin. Të ndaluarit u rrahën para njëri tjetrit dhe kur një i ndaluar kërkoi ujë e detyruan të pinte hollues goje”, ka deklaruar prokurori.

Ndërsa ka vazhduar të tregojë edhe për dëshmi të tjera që sipas tij janë prova për krime ndaj njerëzimit në zona të tjera të Kosovës./Gazeta Infokus/

NDIQENI LIVE

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera