Lajme

Pla*osen dy burra në Ferizaj, policia jep detaje

Autori: Gazeta inFokus 09:15 | 27 April 2024

Dy persona janë plagosur në Ferizaj nga persona të panjohur.

Pas trajtimit në QKUK, njëri nga të plagosurit ka dorëzuar armën me gaz dhe tre fishekë, ku më pas është dërguar në qendrën e mbajtjes.

“Dy meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri nga person/a të panjohur. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Pas tretmanit mjekësor njëri i lënduar është liruar, ndërsa i lënduari tjetër ka dorëzuar armën me gaz dhe tre fishekë dhe i njëjti është dërguar në qendrën e mbajtjes”, thuhet në raportin e policisë.

-Advertisement-

Ndërkaq zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e Ferizajt, Qazim Reka për Klankosova.tv, ka konfirmuar se njëri nga të dyshuarit është arrestuar ndërsa një i dyshuar tjetër është në kërkim.

“Ju njoftojmë se në ora 23:45 ka ndodh një plagosje e dy personave në rrugën “12 qershori” afër kafeterisë “Tempell Bar”. Janë marrë të gjitha veprimet policore, personat e plagosur janë dërguar në emergjencën e Ferizajt menjëherë”, tha Reka.

“Sipas mjekut kujdestar janë jashtë rrezikut për jetë dhe janë të plagosur në këmbë. Një i dyshuar është arrestuar, jemi ne kërkim të dyshuarit tjetër”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera