Prokuroria nis hetime për mishin e prishur
Autori: Gazeta inFokus
13:12 | 04 April 2018
Kryeprokurori i Prokurorisë në Ferizaj, Shukri Jashari, ka konfirmuar se ka urdhëruar mbledhjen e informatave në lidhje me mishin e konfiskuar nga inspektorët e Komunës së Ferizajt
“Prokuroria në Ferizaj ka urdhëruar Departamentin për Krime Ekonomike të Policisë në Ferizaj për të mbledhur informacione në lidhje me 1 ton mish të konfiskuar në Ferizaj”, tha Jashari për Kallxo.com.
Kryeprokurori Jashari tha se informacioni po mblidhet në lidhje me dyshimin për vepër penale “Prodhim dhe vënie në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimorë”, ndaj dy supermarketeve në Ferizaj.
“Po mblidhen informacione në lidhje me dyshimin për veprën penale të vënies në qarkullim të artikujve të dëmshëm ushqimorë, për sasinë prej 800kg të mishit në dy pika të një marketi dhe për sasinë prej 200kg në një pikë të një marketi tjetër në Ferizaj”, tha Jashari.
Kallxo.com ka kontaktuar edhe me Koordinatorin e Inspektorëve në Komunën e Ferizajt, Ridvan Berisha, i cili ka konfirmuar se Departamenti i Krimeve Ekonomike ka kërkuar informacion në lidhje me mishin e konfiskuar pak javë më herët.
“Krimet Ekonomike kanë kërkuar informacion në lidhje me sasinë e mishit të konfiskuar në Ferizaj, dhe ne jemi duke përgatitur përgjigjen në këtë kërkesë”, tha Berisha për Kallxo.com.
Por Berisha nuk ka dashur t’i bëjë publike emrat e kompanive në të cilat është konfiskuar mishi i prishur.
Berisha, gjithashtu, konfirmoi për Kallxo.com se Inspektorati i Komunës së Ferizajt e ka përcjellë lëndën e konfiskimit në Gjykatën Themelore në Ferizaj, për kundërvajtje, pasi që sipas tyre “nuk kanë vërejtur elemente të veprës penale”.

T� tjera
-
Çfarë është SEPA ku ka aplikuar Kosova për anëtarësim dhe çfarë përfitojnë kosovarët?
Lajme Çfarë është SEPA ku ka aplikuar Kosova për anëtarësim dhe çfarë përfit...
-
SHIFRA ALARMANTE të dhu*nës dhe vra*sjeve: Psikologia tregon pse përfundojnë në raste tragjike sikurse e ndjera Arlinda Zekaj
Rastet e dhunës në familje dhe vrasjet e fundit të grave në Kosovë kanë ngrit...
-
Patenta kthehet pas 8 ditësh, por ndalimi i vozitjes mbetet – ekspertët paralajmërojnë konfuzion te shoferët
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas aktgjykimit të Gjykatës Supreme, i cili ...
-
“Si mund t’ia shpjegosh një fëmije pse nëna e tij s’kthehet më?” – emocionon vëllai i Erona Coklit në protestë
Në protestën mbarëkombëtare të mbajtur në Prishtinë kundër vrasjes së grave, ...
-
Arrestohen pesë persona për trafikim me nark*otikë në Prishtinë, sekuestrohen kok*ainë dhe marih*uanë
Pesë persona janë arrestuar në Prishtinë nën dyshimin për përfshirje në trafi...
-
Momenti kur qytetari në Elbasan hidhet nga dritarja t’i shpëtojë flakëve pas shpërthimit
Pak ditë më parë, shpërthimi i një bombole gazi në një pallat në Elbasan shka...
-
Protesta për vrasjen e Arlinda Zekajt, hidhen tymuese para MD-së, kërkohet dorëheqja e Gërvallës, Sveçlës e Muhaxherit
Në Prishtinë po mbahet edhe sot protestë kundër vrasjes së grave. Protesta e ...
-
Çitaku: Janë arritur disa marrëveshje në takimin e grupit punues për strategjinë e apelit
Deputetja e PDK-së, njëherësh anëtare e grupit punues qeveritar për hartimin ...
-
Bullgaria kthen 19 tonë mollë nga Maqedonia për shkak të pesticideve të larta
Mbi 19 tonë mollë maqedonase do të asgjësohen, pasi analizat laboratorike kan...
-
Presidentja Shiroka Pula priti Besiana Kadarenë, në fokus trashëgimia e shkrimtarit
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim Besiana K...
-
23 zyrtarë korrektues nga Kosova fillojnë punën në burgjet e Danimarkës
Gjithsej 23 zyrtarë korrektues nga Kosova, të cilët më parë kanë ndjekur traj...
-
Drejtësi për Arlinda Zekajn, nis protesta në Prishtinë
Sot në Prishtinë mbahet protestë me kërkesën për drejtësi për Arlinda Zekajn,...

































