Prokuroria kërkon paraburgim ndaj dy mjekëve për marrje të ryshfetit në Spitalin e Gjilanit
Autori: Gazeta inFokus 17:26 | 30 April 2023
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit kundër dy personave – të pandehurve H.B. dhe L.M., për shkak të dyshimit se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale ‘’Marrja e ryshfetit’’, nga neni 421 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se më 29 Prill 2023, rreth orës 19:45 minuta, në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit, të pandehurit H.B. dhe L.M., me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, si persona zyrtar, kanë përfituar për vete, në atë mënyrë që i pandehuri H.B. – anesteziolog, me rastin e operimit të pacientes, M.S., në repartin e kirurgjisë, ka kërkuar dhe marrë para nga familjarët e saj.
Gjithashtu, edhe i pandehuri L.M. – mjek kirurg, me rastin e operimit të pacientes së lartshënuar ka pranuar para nga familjarët e të njëjtës.
Të pandehurit janë arrestuar nga ana e zyrtarëve policor pas kryerjes së masës së simulimit dhe të njëjtit me urdhër të prokurorit gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh.
Të tjera
-
Jake Sullivan viziton në fundjavë Arabinë Saudite dhe Izraelin Këshill
tari i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan udhëton të sht...
-
Arrihet pajtueshmëri për tekstin përfundimtar të rezolutës për Srebrenicën
Ambasadori i Bosnje-Hercegovinës në Kombet e Bashkuara, Zllatko Llagumxhija k...
-
Kurti dhe VV bënë fushatë për VLEN, Kryetari i Gjilanit e viziton Kryeministrin nga radhët e BDI-së
Kryetari i Gjilanit nga radhët e Vetëvendosjes, Alban Hyseni, bashkë me deput...
-
Poloni: Një 13 vjeçare lind fëmijën gjatë një udhëtimi shkollor
Në Poloni, një nxënëse 13-vjeçare lindi fëmijën në tualet gjatë një udhëtimi ...
-
Komandanti i KFOR-it: Shtuam një mijë trupa sepse ngjarjet e vitit të kaluar në Kosovë cënuan sigurinë e rajonit
Komandanti i KFOR-it, gjenerali Ozkan Ulutash, në një ngjarje të mbajtur sot ...
-
Profesori Mazllum Baraliu: Evropa u turpërua me Kosovën
Mos anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës po konsiderohet si shumë e d...
-
Këshilltari i Bislimit: Serbia kalon pa u ndëshkuar, Kosova po penalizohet në vazhdimësi nga aleatët e saj
Këshilltari i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, Klisman Kadiu, ka thënë s...
-
Çeku: Na duhet një gjyqësor më efikas për luftimin e trukimeve e dhunës në sport
Në xhirot e fundit të kampionatit, Superliga dhe Liga e Parë e futbollit koso...
-
Deputetja e LDK-së: Kurti e Gërvalla fajtorë për dështimin në KiE
Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka thënë e fajtorët për dështimin e Ko...
-
Murati tregon se si do të funksionojë skema e re e asistencës sociale në Kosovë
Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Financave, Hekuran Murati sot morën p...
-
Ishte dënuar me 8 muaj burgim për dhụnimin e 15 vjeçares, Gjykata Supreme e kthen rastin në rigjykim
Gjykata Supreme e Kosovës ka kthyer në rigjykim çështjen penale ndaj të akuzu...
-
Kurti: Skemat sociale ishin të dizajnuara keq, fokus kishim reformimin rrënjësor
Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hek...