Prodhimet e Kosovës në Shqipëri, pengohen nga grupe interesi
Autori: Gazeta inFokus
15:31 | 03 March 2018
Prodhuesit nga Kosova kërkojnë më shumë hapësirë për t’i plasuar produktet e tyre apo për të investuar në Shqipëri.
Ata shprehen se në përgjithësi prodhuesit nga Shqipëria janë të hapur për tregti të lirë, por disa grupe të interesit po pengojnë një gjë të tillë.
Patatja e Kosovës është bërë sinonim i barrierave tregtare, por sipas Astrit Panxhës nga Klubi i Prodhuesve Kosovarë, janë edhe prodhime tjera që kanë pengesa të ndryshme për t’u plasuar në Shqipëri.
“Pse birra Peja duhet të ketë aq shumë vështirësi për të depërtuar në tregun e Shqipërisë, ndërsa birrat nga Shqipëria që depërtojnë në Kosovë nuk kanë asnjë pengesë. Patatja e Kosovës është bërë sinonim i marrëdhënieve tona tregtare për fat të keq. Nuk ka justifikimeve më se barnat e Kosovës po kanë vështirësi të depërtojnë në Shqipëri, derisa I plotësojnë të gjitha kushtet”, shprehet Panxha.
Kurse Astrit Shabani nga një kompani prodhuese, potencon çështjen e sigurisë si një gjë të rëndësishme e cila po bën që bizneset nga Kosova të ngurrojnë të plasojnë produkte apo të investojnë në Shqipëri.
“Një shqetësim i neve prodhuesve nga Kosova për të marrë pjesë në tregun e Shqipërisë në çfarëdo forme apo me prezencë të produkteve apo në investime është siguria, sepse vitet e fundit nuk është se kemi kaluar përvojë të mirë në sigurinë individuale apo në sigurimin e pronës së investuar atje. Është një situatë jo e favorshme, personalisht kemi tentuar në forma të ndryshme të jemi prezent në treg, por ne akoma jemi në stad kur nuk e ndiejmë vetën të sigurt”, thotë Shabani.
Megjithë këto probleme, Panxha nga klubi i prodhuesve thotë se problemi qëndron tek grupe të interesit e jo tek shumica e prodhuesve nga Shqipëria. Ai shprehet se nuk duhet mbrojtur interesin e një individi, përmbi interesin e shtetit, raporton Rtk.
“Prodhuesit nga dy anët tregojnë që nuk kanë frikë nga tregtia e lirë, përkundrazi janë pro tregtisë së lirë, por duhet të identifikojmë cilat janë ato grupe të interesit që po e pengojnë tregtinë e lirë mes dy vendeve”, thotë Panxha.
Panxha shprehet se tregu i Shqipërisë duhet të jetë vazhdimësi e tregut të Kosovës, ku prezenca e produkteve të Kosovës duhet të ndodhë pa probleme.

T� tjera
-
Bisedë telefonike, Erdogan dhe Trump diskutojnë për marrëdhëniet mes Turqisë dhe SHBA-së
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me ...
-
Tre trupa gjenden në shtëpinë e të dyshuarit për sulmin në Krakov
Tre trupa të pajetë, të dy grave dhe një burri, janë gjetur në shtëpinë e të ...
-
Amerika ofron shpërblim 20 milionë dollarësh për informacione rreth programit bërthamor të Iranit
SHBA-ja ka shpallur një shpërblim deri në 20 milionë dollarë për informacione...
-
Rritet në 16 numri i të plagosurve nga sul*mi në Krakov, zbulohet mosha e autorit
Numri i të plagosurve ka arritur në 16 pas sulmit në Krakov të Polonisë, ku m...
-
Shefat e kabineteve të Albin Kurtit e Përparim Ramës, takim kokë më kokë në një restorant në lagjen e milionerëve
Ditën, përplasje me akuza e kundërakuza të ashpra për korrupsion, keqpërdorim...
-
TRONDITËSE- “Më shumë qahet për divorcin sesa vdekjen e një gruaje”
Stigmatizimi i grave vazhdojnë të jenë ndër problemet që ndikojnë në normaliz...
-
Vendimi i komunës – Shtrenjtohet parkingu, shqetësohen banorët
Me rregulloren e re të miratuar nga Kuvendi Komunal, shfrytëzimi i parkingjev...
-
Konjufca solidarizohet me Poloninë pas rastit në Krakov
Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, ka dënuar sulmin e rë...
-
Kurti udhëton drejt Francës, merr pjesë në Forumin e Paqes dhe darkën shtetërore të Macronit
Kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar drejt Francës, ku do të marrë pjesë në F...
-
“Ajo duhet me duru se është femër” – Psikologia flet për reagimet e familjarëve në rastet e dhunës ndaj grave
Dhuna ndaj grave në Kosovë vazhdon të jetë një problem shqetësues, ndërsa men...
-
Eurodeputeti holandez: Turp që aplikimi i Kosovës për statusin e vendit kandidat ka mbetur në sirtarët e BE-së
Eurodeputeti holandez Thijs Reuten e ka cilësuar si “turp dhe skandal” faktin...
-
A do garojë për kryetar të LDK’së?, Haziri: E shoh procesin ndryshe- Bajrami, Gashi e Rama emra kredibilë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka folur për zhvillimet në Lidhjen Demokr...































