Lajme

Prizrenasi i gjen 850 euro, i dorëzon në polici

Autori: Gazeta inFokus 11:27 | 19 December 2022

Të dielën në orën 20:40, një qytetar i cili është menaxher i autolarjes vetë shërbyese “Eco Wash” në Prizren, ka gjetur një kuletë me dokumente dhe para, gjithsej 850 euro.

Qytetari parat e gjetura bashkë me dokumente i ka dorëzuar në polici.

“Në bazë të dokumenteve është identifikuar qytetari që i ka humbur parat dhe është ftuar në stacion, pas përfundimit të procedurave administrative të njëjti i janë kthyer parat”.

-Advertisement-

“Policia falënderon qytetarin në fjalë, ky rast nuk është rasti i vetëm që qytetarët kthejnë gjësendet e gjetura”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera