Lajme

Prizrenasi bie në një kanal derisa ishte duke vozitur biçikletën

Autori: Gazeta inFokus 09:25 | 21 September 2022

Një person i cili ishte duke drejtuar biçikletën kishte rënë në një kanal ku një kompani ishte duke i kryer disa punime në rrugë, shkruan Gazeta Infokus.

Siç njofton policia, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 09:48 në rrugën “Fehmi Lladrovci”, në Prizren.

“Çiklisti mashkull kosovar ka pranuar tretman mjekësor në Spitalin e Prizrenit, pasi që i njëjti gjersa ishte duke drejtuar biçikletën kishte rënë në një kanal-vend punim të një kompanie e cila ishte duke i kryer disa punime në rrugë”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

-Advertisement-

Njësit përkatës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera