Lajme

Prishtinë: Fëmija ikë nga shtëpia e babait pasi e keqtrajtoi, gjyshja e lajmëron në polici

Autori: Gazeta inFokus 09:46 | 06 July 2022

Një grua nga Prishtina ka treguar se nipi i saj është larguar nga shtëpia pasi që është keqtrajtuar nga babai i tij, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 15:30, e ku thuhet se fëmija nuk mund të takohet me nënën e tij pasi që prindërit janë të ndarë.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se nipi i saj (djali i vajzës) viktima mashkull kosovar- fëmijë, largohet nga shtëpia dhe keqtrajtohet nga babai i tij, ndërsa viktima nuk mund të takohet më nënën e tij pasi që prindërit janë të ndarë. I dyshuari nuk është hasur nga policia. Viktima është intervistuar në prezencën e zyrtarit të QPS-së.”, thuhet në raportin e policisë.

-Advertisement-

Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, viktima është vendosur në strehimore. Rasti vazhdon të hetohet./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera