Sport

Prishtina shënon fitore të thellë ndaj Bashkimit, Superkupa e Kosovës në kryeqytet

Autori: Gazeta inFokus 19:32 | 16 September 2018

Z Mobile Prishtina ka mposhtur Bashkimin me rezultat të thellë 88:50 për tu shpallur fituese e Superkupës së Kosovës.

Bashkimi si kampion i vitit sezonit të fundit e Prishtina si fituese e Kupës së Kosovës, u përballën në finale të Superkupës.

Kryeqytetasit ishin dominues gjatë tërë lojës, ndaj një Bashkimi që nuk mund t’i bënte ball në asnjë moment.

-Advertisement-

Tranfseri i ri i “Bardh e kaltërve”, Anderson, shkëlqeu për vendasit, duke qenë kreatori kryesorë i lojës.

Interesimi për këtë takim nuk mungoi. Në palestër u panë edhe “Plisat” edhe “Arpagjikt”, mirëpo salla nuk ishte e mbushur sikur vitet e kaluara.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera