Lajme

Presidentja Osmani nesër viziton Maqedoninë e Veriut, pritet nga krerët e shtetit

Autori: Gazeta inFokus 13:46 | 25 April 2023

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nesër (e mërkurë) do të realizojë një vizitë zyrtare në Maqedoni.

Ajo do të pritet nga presidenti maqedonas, Stevo Pendarovski, me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake.

“Në suazat e vizitës, të dy presidentët, do të vizitojnë kishën “Shën. Spas” në Shkup, ku do të vendosin kurora pranë varrit të Goce Dellçevit.

-Advertisement-

-ora 10:00 – Ceremonia zyrtare e pritjes me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake

-ora 10:15 – Takimi tet-a-tet

-ora 10:30 – Takimi plenar i delegacioneve

-ore 11:20 – Konferenca e përbashkët për shtyp e Presidentit Pendarovski Presidentes Osmani-Sadriu”, thuhet në agjendën e publikuar.

Gjatë vizitës zyrtare, Osmani-Sadriu do të takohet edhe me Kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferin, Kryeministrin e Qeverisë, Dimitar Kovaçevskin, dhe do të mbajë fjalim në seancën solemne në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Osmani gjatë viztës në Maqedoninë Veriore do ta vizitojë edhe komunën e Tetovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera