Lajme

Presidenti i Austrisë, i thjeshtë sa s’ka më (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 07:10 | 10 October 2022

Alexander Van der Bellen sot u rizgjodh Presidenti i Austrisë, për të dytin mandat.

Ish-udhëheqësi 78-vjeçar i të Gjelbërve, ka fituar popullaritet të gjerë duke projektuar qetësi gjatë kohërave të krizës kombëtare, përfshirë edhe rënien e Qeverisë më 2019 dhe dorëheqjen e kancelarit Sebastian Kurz një vit më parë, mbi akuzat për korrupsion që Kurz ende i mohon.

Van der Bellen njihet edhe për stilin e tij të jetesës, pasi që rrallë e përdorë veturën e tij zyrtare, e në vend të kësaj përdorë transportin publik, duke udhëtuar në mënyrë të njëjtë me shumicën e qytetarëve tjerë të thjeshtë. Edhe ecjen nëpër rrugë, Presideni e bën krejtësisht i vetëm, duke mos u dalluar nga të tjerët përreth.

-Advertisement-

Presidenti po ashtu fluturimet i bën në aeroplanët me pasagjerë të tjerë, duke mos përdorur të veçantë për të, çka do të ndikonte në ndotjen e ambientit dhe shpenzim të parasë publike.

Në fotografi, ai shihet teksa lexon dokumentet zyrtare përderisa bën rrugën deri në punë dhe anasjelltas.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera