Lajme

Premtimi i Trump para fushatës së 2024-ës: Nuk do të lejojmë që burrat të konkurrojnë në sportet e grave

Autori: Gazeta inFokus 18:44 | 07 August 2022

Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, bëri thirrje të shtunën që transgjinorët të mos lejohen që të marrin pjesë në sportet e femrave.

“Mjafton të kesh tru dhe pak logjikë për të kuptuar që është e padrejtë. Është e qartë fare. Sportet ku femrat konkurrojnë me njëra-tjetrën duhet të praktikohen vetëm nga femrat”, tha Trump, i cili kishte në krah Riley Gaines, një notare e cila doli barazim me atletin transgjinor Lia Thomas në garën e 200 metrave për kampionatin e kolegjeve.

“Ne do t’i mbajmë burrat larg sporteve ku marrin pjesë gratë”, premtoi më tej Trump.

-Advertisement-

Kjo temë zë vend të madh në diskutim politike ditore në SHBA, ku shumë persona transgjinor janë lejuar të garojnë me femra në sporte të ndryshme. Kjo ka ngritur debate për shkak se një gjë e tillë është konsideruar e padrejtë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera