Lifestyle

Pozicioni i seksit që do t’ju ndihmojë të flini më mirë

Autori: Gazeta inFokus 10:22 | 14 April 2021

Nëse ju duhet një arsye tjetër për të bërë seks para gjumit, edhe pse mund të jeni të lodhur, ja ku e keni!

Një hulumtim ka zbuluar se pozicione të caktuara seksi mund t’ju ​​ndihmojnë të flini më mirë.

Më shumë se 1,600 njerëz kanë monitoruar gjumin e tyre në studimin që u zhvillua për një periudhë tre-mujore.

-Advertisement-

Ata provuan 25 pozicione seksi, nga stili i qenit te teknika 69. Pas kësaj, u zbulua se gjumi u përmirësua, veçanërisht pas disa “raundeve” poshtë çarçafëve.

Studimi i kryer në Britaninë e Madhe nga “TheDozyOwl” zbuloi se stili i qenit është lëvizja më e popullarizuar për të ndihmuar njerëzit të dremitin më mirë.

Alex Ion, një nga iniciuesit dhe kontribuesit e studimit, shpjegoi se kjo mund të lidhet me çlirimin e hormonit të oksitocinës gjatë seksit.

Gjetjet gjithashtu treguan se seksi në këtë pozicion përmirësoi më shumë gjumin te meshkujt sesa te femrat, respektivisht 12% krahasuar me 2%.

Alex Ion tha se kjo ndodh sepse gratë janë më të stimuluara mendërisht gjatë seksit sesa burrat.

“Gratë, ka më shumë të ngjarë të vijojnë të jenë të “karikuara” pas seksit, ndërsa burrat zakonisht janë të lodhur pas ejakulimit. Por mund të jetë edhe për faktin se gratë nuk përjetojnë aq shumë orgazma sa burrat”, shpjegoi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera