Uncategorized

Politika e hapjes ka rritur gamën dhe sferën e investimeve

Autori: Gazeta inFokus 13:00 | 11 December 2024

Masat e shumta të Kinës, me qëllim nxitjen e thellimit të reformave dhe zgjerimin e vazhdueshëm të hapjes me botën e jashtme, kanë forcuar besimin për investime .

Falë nxitjes së konsumit dhe zgjerimit gjithëpërfshirës të kërkesave të brendshme në Kinë, shumë investitorë të huaj kanë shtuar investimet në vend.

Xing Ziqiang, kryeekonomist i “Morgan Stanley Kina”, u shpreh se investitorët e huaj po i kushtojnë më shumë vëmendje tregut kinez. Në samitin e investimeve të Azi-Paqësorit të zhvilluar në Singapor, morën pjesë 2700 investitorë ndërkombëtarë.

-Advertisement-

Kina ka pasur një rritje të shpejtë në fushën e energjisë së gjelbër, në automjetet me energji të re apo energjinë e rinovueshme. Teksa investitorët globalë kërkojnë një mundësi rritjeje afatgjatë, Kina mbetet në qendër të vëmendjes së tyre.

Personalitete të huaja tregtare thanë se politika e zgjerimit e kërkesave të brendshme të Kinës, ka gjallëruar vazhdimisht tregun dhe potencialin e konsumit, duke u sjellë më shumë mundësi zhvillimi sipërmarrjeve të huaja që investojnë në Kinë.

Drejtuesja e grupit amerikan MCM, Manuel C. Menendez III, u shpreh se qytetet e mesme e të vogla kineze kanë ende hapësirë të madhe zhvillimi dhe potencial konsumi, ndaj shumë sipërmarrje amerikane po hyjnë në këtë treg me rritje të vazhdueshme. Kompani amerikane si Starbucks, KFC etj., vazhdojnë të marrin përfitime nga rritja e tregut kinez.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera