Uncategorized

Bisedime kino amerikane për tarifat

Autori: Gazeta inFokus 15:55 | 07 May 2025

Ministria e Punëve të Jashtme kineze njoftoi se, nga 9 deri më 12 maj, zv.kryeministri He Lifeng do të vizitojë Zvicrën dhe do të mbajë bisedime aty me palën amerikane.

Kohët e fundit, zyrtarët e lartë amerikanë kanë lënë të kuptohet vazhdimisht rregullimin e masave tarifare dhe i kanë përcjellë aktivisht mesazhe Kinës nëpërmjet kanaleve të ndryshme, duke shprehur shpresën e tyre për të zhvilluar diskutime me Kinën për çështje të tilla si tarifat. Pala kineze i ka shqyrtuar me kujdes mesazhet e palës amerikane.

Bazuar në marrjen plotësisht parasysh të pritshmërive globale, të interesave të Kinës e thirrjeve të komunitetit të biznesit dhe konsumatorëve në ShBA, Kina ka vendosur të pranojë të angazhohet me ShBA-në. Si kryesues i Kinës në çështjet ekonomike dhe tregtare Kinë-ShBA, zv.kryeministri He Lifeng do të mbajë bisedime me sekretarin amerikan të Thesarit Scott Bessent gjatë vizitës së tij në Zvicër. Pozicioni i Kinës ka qenë i vendosur: qoftë nëpërmjet konfrontimit apo negociatave, vendosmëria e Kinës për të mbrojtur interesat e saj të zhvillimit dhe qëndrimi e qëllimet e saj për të ruajtur drejtësinë dhe barazinë ndërkombëtare e për të mbajtur rendin ekonomik e tregtar ndërkombëtar nuk do të ndryshojë. “Ne do të luftojmë me vendosmëri nëse provokohemi dhe dera jonë mbetet e hapur për negociata. Çdo dialog e negociatë duhet të kryhet në bazë të respektit të ndërsjelltë, konsultimeve të barabarta e përfitimit të ndërsjellë,” vuri në dukje Ministria e Tregtisë.

-Advertisement-

Pavarësisht se si ndryshon gjendja ndërkombëtare, Kina do të zgjerojë vendosmëri hapjen, do të mbështesë sistemin e tregtisë shumëpalëshe me OBT-në në thelb dhe do të ndajë mundësitë e zhvillimit me vendet anembanë botës,tha Ministria kineze e Tregtisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera