Uncategorized

Mesazhe urimi në kuadër të vendosjes së marëdhënieve diplomatike Kinë – BE

Autori: Gazeta inFokus 15:03 | 06 May 2025

Më 6 maj, Kryetari i Shtetit i Kinës Xi Jinping, Presidenti i Këshillit Europian António Luís Santos da Costa dhe Presidentja e Komisionit Europian, Von der Leyen shkëmbyen mesazhe për të uruar në mënyrë të ngrohtë 50-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Kinës dhe Bashkimit Europian.

Xi vuri në dukje se Kina dhe Bashkimi Europian janë partnerë të gjithanshëm strategjikë, dy fuqi të mëdha që nxisin multipolarizimin, dy tregje të mëdha që mbështetin globalizimin dhe dy civilizime që propozojnë diversitetin. Përgjatë 50 viteve, dy palët kanë zhvilluar shkëmbime të ngushta në nivele dhe fusha të ndryshme, duke pasur fryte të pasura, shkëmbime të shumëllojshme dhe koordinime shumëpalëshe me efekte të dukshme.

“Unë i kushtoj rëndësi të lartë marrëdhënieve Kinë-BE. Me rastin e 50-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike, jam i gatshëm të përpiqem së bashku me Presidentin Costa dhe Presidenten Von der Leyen, që të përmbledhim përvojat e zhvillimit, të thellojmë lidhjet strategjike, të shtojmë mirënjohjen dhe besimin e ndërsjellë, të konsolidojmë partneritetin dypalësh, të zgjerojmë hapjen e ndërsjellë, të trajtojmë në mënyrë të përshtatshme mosmarrëveshjet dhe divergjencat, si edhe të krijojmë një të ardhme më të mirë për marrëdhëniet Kinë-BE.

-Advertisement-

Liderët e BE-së u shprehën se gjatë 50 viteve të kaluara, Kina ka shënuar një rritje ekonomike të vazhdueshme, me shpejtësinë më të madhe në histori. Bashkimi Europian dhe Kina kanë krijuar një lidhje të gjerë. Ata janë bërë partnerët më të rëndësishëm tregtarë të njëri-tjetrit, duke dhënë kontribut për përfitimet e popujve dhe zhvillimin ekonomik. Në një situatë me paqartësi dhe ndryshime gjeopolitike, BE është e gatshme të thellojë partneritetin me Kinën, të shtojë lidhjet dhe bashkëpunimet, të ruajë parimet e Kartës së OKB-së, të përballojë sfidat me duar të bashkuara dhe të nxisë paqen, sigurinë, lulëzimin dhe zhvillimin e vazhdueshëm të botës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Oferta speciale deri në 70% dhe ekstra zbritje në dyshekët Comodita
-Advertisement-

Të tjera