Lajme

E kërcënoi me thi*kë për 2 euro një të mitur – arrestohet një person në Fushë-Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 09:56 | 08 May 2025

Në fshatin Miradi e Ulët të Fushë-Kosovës, një person ka kërcënuar me thikë një të mitur dhe i ka marrë 2 euro.

Rasti ka ndodhur pasditen e së mërkurës dhe është raportuar në polici nga babai i viktimës, i cili ka bërë të ditur se një ngjarje e ngjashme kishte ndodhur edhe më herët.

Policia ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin, i cili pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

-Advertisement-

Hetimet rreth rastit janë në vazhdim./GazetaInfokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera