Lajme

Policia sekuestron një granatë dhe një thikë në Prishtinë, bastisë shtëpinë e të dyshuarit

Autori: Gazeta inFokus 19:01 | 14 December 2022

Gjatë një kontrolle rutinë në rrugën “Shpëtim Robaj” në Prishtinë, Policia e Kosovës ka gjetur dhe sekuestruar një granatë dore dhe një thikë, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas policisë, granata dhe thika janë gjetur gjatë kontrollit të veturës.

“Pas sekuestrimit të  armëve në mbështetje të njësitit për trajtimin e mjeteve eksplozive, nga njësite policore është kryer një operacion bastisje edhe në shtëpinë e të dyshuarit në Obiliq, ku nuk është gjetë asgjë e dyshimtë.

-Advertisement-

Ndaj personit të dyshuar:

A.D, mashkull, 27 vjeç, është inicuar rast për armëmbajtje pa leje”, thuhet në njoftimin PK-së./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera