Policia kryen kontrolle në katër lokacione në Kosovë, kjo është arsyeja

Autori: Gazeta inFokus
16:52 | 08 August 2023
Policia e Kosovës, Drejtoria e Hetimit të Krimeve Kibernetike dhe Prokuroria Speciale në bashkëpunim me autoritetet zvicerane sot kanë realizuar një operacion policor në katër lokacione të ndryshme në Kosovë.
Në njoftimin e bërë nga Policia thuhet se rasti ka të bëjë me disa të pandehur ndaj të cilëve autoritetet zvicerane janë duke zhvilluar procedurë penale se të njëjtit kanë kryer vepra penale të mashtrimit përmes sistemeve kompjuterike.
“Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar prova relevante, rasti është ende në proces hetimor dhe bashkëpunimi ndërmjet autoriteteve do të vazhdojë për trajtim të mëtutjeshëm të rastit”, thuhet mes tjerash në njoftim.
Njoftimi i plotë nga Policia:
Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria e Hetimit të Krimeve Kibernetike, dhe Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe me prezencën edhe të autoriteteve zvicerane, sot kanë realizuar një operacion policor për zbatimin e urdhrit të Gjykatës Themelore Prishtinë – Departamenti Special.
Gjatë operacionit policor, janë kryer kontrolle në katër lokacione të ndryshme në Kosovë. Urdhri për kontroll është lëshuar bazuar në kërkesën përmes Ndihmës Juridike Ndërkombëtare të autoriteteve zvicerane.
Rasti ka të bëjë me disa të pandehur ndaj të cilëve autoritetet zvicerane janë duke zhvilluar procedurë penale me dyshimin se të pandehurit kanë kryer apo janë të përfshirë në vepra penale të mashtrimit përmes sistemeve kompjuterike, ku të dëmtuarit janë personat që jetojnë në Zvicër.
Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar prova relevante, rasti është ende në proces hetimor dhe bashkëpunimi ndërmjet autoriteteve do të vazhdojë për trajtim të mëtutjeshëm të rastit

Të tjera
-
Lajm i mirë për zgjedhësit në Shqipëri, më 11 maj votohet edhe me dokumente identifikimi të skaduara
Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave janë miratuar dy akte që i ha...
-
Nisë mbledhja e kryesisë së PDK-së, pritet të merret një vendim edhe për “qeverinë tranzicionale”
Partia Demokratike e Kosovës ka nisur mbledhjen e kryesisë së partisë, shkrua...
-
Parlamenti Evropian miraton rezolutë, kërkohet sërish heqja e masave ndaj Kosovës
Parlamenti Evropian ka miratuar rezolutën për Kosovën. Në këtë dokument kë...
-
Mediat serbe raportojnë se aeroplani i Vuçiqit është nisur nga Baku drejt Rusisë
Sipas informacioneve të fundit, presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka fluturuar...
-
Del para gjykatës i dyshuari për vr*sjen e vajzës në Prizren
Në Gjykatën Themelore të Prizrenit është duke u mbajtur seanca ndaj të dyshua...
-
Gjendet 17 vjeçarja në Ferizaj që ishte raportuar si e zhdukur
Është gjetur 17 vjeçarja që ishte raportuar si e zhdukur në Ferizaj. Zëdhë...
-
Arrestohet një person pasi dyshohet për shpërthimin e veturës së U.D drejtorit të QKUK-së
Prokuroria Themelore e Prishtinës ka arrestuar të dyshuarin B.K. në Podujevë,...
-
AGK e dënon kërcënimin dhe pengimin e ekipit të Klan Kosova në Strellc
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, ka bërë të ditur se sot ekipi i televizi...
-
Kantoni zviceran natyralizon më shumë se 400 shtetas të huaj brenda një dite
Parlamenti i Kantonit Valis u dha shtetësinë zvicerane 423 shtetasve të huaj ...
-
Aeroplani i Vuçiqit bën ulje emergjente në Azerbajxhan
Aeroplani i presidentit serb Aleksandar Vuçiq, i cili u nis për në Moskë për ...
-
Prokuroria Speciale kërkon paraburgim për të dyshuarin për spiunazh H.S.
Prokuroria Speciale ka paraqitur në gjykatë kërkesën për caktim të paraburgim...
-
Osmani publikon pamje nga banketi i organizuar nga Sulltani i Bruneit për të
Presidentja Vjosa Osmani ka publikuar pamje nga banketi shtetëror që u organi...