Lajme

Policia jep detaje për vdekjen e vajzës pas lëndimit në Brezovicë

Autori: Gazeta inFokus 09:25 | 16 February 2023

Të mekurën mbrëma një vajzë rreth 15 vjeç ka vdekur si pasojë e lëndimeve që kishte marrë në Qendrën e Skijimit në Brezovicë, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, derisa ka ishte duke rrëshqitur në borë viktima ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar.

Pas lëndimeve të marra ajo fillimisht ishte dërguar në Shtëpinë e Shëndetit në Shtërpcë e me pas në Spitalin e Mitrovicës ku edhe ka vdekur.

-Advertisement-

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori.

“Viktima femër kosovare dyshohet se derisa ishte duke rrëshqitur në borë, ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar. Si pasojë e njëjta ka pësuar lëndime trupore dhe fillimisht është dërguar në Shtëpinë e Shëndetit në Shtërpcë e me pas në Spitalin e Mitrovicës ku edhe ka ndërruar jetë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti në hetime”, thuhet në raport.

Ndërkaq, rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera