Lajme

Policia jep detaje për vdekjen e 41-vjeçarit i cili u therr me thikë në Fushë Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 10:22 | 13 February 2023

Mbrëmjen e së Dielës, janë arrestuar dy persona të dyshuar për therjen e një 41-vjeçari në Fushë Kosovë, shkruan Gazeta inFokus.

Sipas Policisë, viktima nuk ka mundur tu rezistojë plagëve dhe vdekjen e tij e ka konfirmuar mjeku kujdestar në QKUK.

Ndërsa trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion dhe hetimet po vazhdojnë në lidhje me rastin.

-Advertisement-

“I dyshuari mashkull kosovar për motive të panjohura ka goditur me një mjet të  rrezikshëm (thikë) viktimën mashkull kosovar. Viktima  është dërguar me autoambulancë në QKUK, ku nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e tij. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Pas hetimeve intensive është arritur të identifikohen dhe të arrestohen dy të dyshuarit meshkuj kosovarë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin policor./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera