Lajme

Policia jep detaje për djegien e veturës në Gjakovë

Autori: Gazeta inFokus 14:50 | 24 January 2023

Gazeta Infokus pak më herët raporti se një veturë është përfshirë nga zjarri në qendër të Gjakovës.

Këtë gjë e ka konfirmuar për Infokus, zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Ai tha se përveç dëmeve materiale, nuk ka persona të lënduar.

-Advertisement-

“Rreth orës 14:00 në rrugën “Nënë Tereza” një veturë derisa ka qenë ne lëvizje është përfshirë nga zjarri. Policia ka dalë në vend-ngjarje  si dhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale pasoja në njerëz  nuk ka pasur”, deklaroi Elezaj për Infokus./Gazeta Infokus/

Ndryshe më poshtë mund të gjeni pamje nga djegia e veturës:

Një veturë merr flakë në qendër të Gjakovës (PAMJE)

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera