Lajme

Policia jep detaje nga aksidenti në Sllatinë, ka të lënduar

Autori: Gazeta inFokus 09:42 | 19 January 2024

Një vetëaksident trafiku ka ndodhur sot në orët e mëngjesit në magjistralen Prishtinë-Pejë, shkruan Gazeta Infokus.

Këtë e ka konfirmuar për Infokus edhe zëdhënësja e policisë së Kosovës, Luljeta Mehmeti.

Ajo tha se lëndime ka pasuar drejtori i automjetit ku vetura ka dalur nga rruga dhe është rrokullisur.

-Advertisement-

“Me datë 19.01.2024 në orët e mëngjesit është raportuar për një aksident trafiku me lëndime /vet-aksident, në magjistralen Prishtinë-Pejë respektivisht në Sllatinë. Vetura e aksidentuar dyshohet se ka dalur nga rruga dhe është rrokullisur, ku si pasojë lëndime ka pësuar drejtuesi i automjetit. Lidhur me rastin në vendngjarje kanë dalur njësitë relevante policore  për trajtim të mëtejmë të rastit, ndërsa personi i lënduar ka pranuar trajtimin nga ekipi mjekësor”, ka deklaruar Mehmeti për Infokus./Gazeta Infokus/

Rrokulliset një veturë në Sllatinë (PAMJE)

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera