Policia jep detaje lidhur me arrestimin e ish-zyrtarit policor serb

Autori: Gazeta inFokus
17:18 | 10 December 2022
Policia e Kosovës ka dhënë detaje mbi arrestimin e ish-zyrtarit policor serb, Dejan Pantiç.
Sipas Policisë, i njëjti ka qenë i përfshirë në organizimin e sulmeve në zyrat e KKZ-së në veri, dhe në sulmet daj personave zyrtarë të KQZ-së dhe Policisë.
Sipas autoriteteve të sigurisë, bllokimi i rrugëve me barrikada ka ndodhur për të penguar veprimet policore dhe sjelljen e Pantiçit para organeve të drejtësisë.
Kjo është deklarata e plotë e Policisë së Kosovës:
Si rezultat i hetimeve intensive dhe angazhimeve policore, sot në Pikën Kufitare Jarinje është ndaluar personi i dyshuar D.P. (M/S/K), njëherit ish pjesëtar i PK-së, mbi dyshimin e bazuar për përfshirje në veprat penale terroriste dhe sulm kundër rendit kushtetues.
Personi i dyshuar ka qenë i përfshirë në organizimin e sulmeve në zyrat e KKZ-së dhe sulmeve ndaj personave zyrtarë të KQZ-së dhe Policisë së Kosovës.
Me qëllim të pengimit të veprimeve policore dhe sjelljes para organeve të drejtësisë së personit të dyshuar, persona/grupe të caktuara në orët e pasdites kanë filluar të grumbullohen dhe të vendosin barrikada me automjete dhe mjete të rënda.
Bllokimi i rrugëve ka ndodhur kryesisht në disa rrugë, përfshirë edhe rrugë nacionale të komunave të Leposaviçit, Zveçanit dhe Zubin Potokut, duke cenuar dhe pamundësuar lirinë e lëvizjes së lirë të qytetarëve dhe mallrave.
Si masë paraprake të sigurisë, përderisa rrugët janë të bllokuara në drejtim të Pikës Kufitare Jarinje, Policia e Kosovës të njëjtën e ka mbyllur përkohësisht për qarkullim, andaj qytetarët të shfrytëzojnë pikat tjera kufitare për qarkullim.
Si çdo herë Policia e Kosovës, fton qytetarët që të mos bien pre e thirrjeve apo provokimeve të mundshme nga persona apo grupe kriminale, por të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës e cila do të vazhdojë të angazhohet për ofrim të sigurisë ndaj të gjithë qytetarëve pa dallime, sjelljen para organeve të drejtësisë së personave të dyshuar, si dhe ruajtjen e rendit Kushtetues të Republikës së Kosovës.

Të tjera
-
Zjarri afër kufirit me Maqedoninë, Kosova jashtë rrezikut
Zjarri i madh që shpërtheu mbrëmë përreth pikës kufitare Hani i Elezit – Blla...
-
Temperatura deri në 37 °C sot, nga e mërkura reshje shiu e breshër
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vala e të nxehtit afrik...
-
Burim Ramadani: Kërcënimi me bombë dhe shpërthimi në Ibër-Lepenc të zbardhen me transparencë
Ish-inspektori i Përgjithshëm i AKI-së, Burim Ramadani, ka kërkuar që kërcëni...
-
Mbi 70 persona të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur nga përmbytjet në Teksas
Së paku 78 persona u konfirmuan të vdekur në Teksasin qendror, ndërsa 41 të t...
-
Sot deputetët mblidhen në përpjekjen e 43’të për të konstituar kuvendin
Sot, për të 43-tën herë, deputetët e zgjedhur do të mblidhen për të konstitua...
-
Vdes i riu që u aksidentua në Dubravë të Istogut
Ka ndërruar jetë i riu që ishte aksidentuar më 29 qershor në fshatin Dubravë ...
-
Në autostradën Kosovë-Shqipëri paralajmërohen kontrolle me radarë statikë
Për të garantuar siguri më të lartë në rrugët që lidhin Kosovën me Shqipërinë...
-
Nesër, temperaturat deri në 36 gradë celsius
Të hënën parashikohet mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë. Rrezik nga d...
-
Gruda, Deharit: S’pati guxim ta lexojë aktgjykimin deri në fund – votimi i fshehtë, shkelje kushtetuese
Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, i ka reaguar kryesuesit të seancës konstit...
-
Terròristët e Banjskës po e ruajnë Vuçiqin, BE-së i dorëzohet lista me policë serbë
Protestat e studentëve në Serbi kanë hyrë në ditën e tetë, teksa pushteti i A...
-
Mustafa – Deharit pasi insistoi për votim të fshehtë: Qasja e VV është mshele gojën, voto qysh t’thojmë na
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, i ka reaguar...
-
Procesi gjyqësor në Hagë po hyn në fazën vendimtare
Në procesin gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, po i afrohet fundi f...