Rozë

‘Po i hedhim benzinë zjarrit’, Alban Skënderaj sapo zbuloi çfarë po ndodh në të vërtetë mes tij dhe Florit

Autori: Gazeta inFokus 16:36 | 02 August 2020

Ata që e ndoqën të gjithë “lojën” që ka nisur në rrjet mes Albanit dhe Florit, me siguri u bindën se dy nga kantautorët më të suksesshëm shqiptarë do të finalizojnë me një këngë. E mezipritur, pa dyshim. Por nuk është kështu… Nuk është tamam kështu.

Albani dhe Flori, për vite me radhë e kanë duartrokitur suksesin e njëri-tjetrit, e kanë përshëndetur krijimtarinë e tyre, por nuk janë bërë asnjëherë bashkë për një këngë. Jo sepse ka munguar dëshira, por sepse, në fund të fundit janë rivalë, apo jo?

Kjo e fundit, nuk është e vërtetë. Dhe këtë sapo e konfirmoi vetë Albani në një dalje të tij të fundit për “Edicioni Veror 2020”, në ABC News.

-Advertisement-

Kështu, i pyetur çfarë po kurdisin ata të dy, sidomos pas ngacmimeve të fundit në rrjetet sociale, Albani tha se ajo që po bëjnë, në fakt, është një lojë: “Nuk do thoja që ka një këngë, por ka një lojë. Është një lojë që, kam përshtypjen se është hapur dhe nuk e di deri ku do shkojë…”

Po a do kurorëzohet me një këngë? “Nuk e di, duhet të pyesni Florin”,- përgjigjet Albani me të qeshur si për t’ia lënë mikut të tij barrën më të madhe – atë të kompozimit të këngës.

“Është sfidë e madhe, sepse ne jemi rivalë në fund të ditës (bëj shaka). Ky rivaliteti i famshëm që, realisht nuk ekziston, por neve na pëlqen shumë si e shohin njerëzit dhe duam t’i hedhim pak benzinë zjarrit. Nuk e di kush do ta bëjë këngën…”, – shton Albani më tej duke theksuar se marrëdhënia e tij me Florit, në fakt, është e gjatë, e fortë dhe shumë e bukur.

Dëshira për të bërë një këngë, është patjetër. Pritet vetëm momenti dhe koha e duhur: “Ne e respektojmë shumë njëri-tjetrin si njerëz dhe si artistë…”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera