Lajme

Plagosja në Shtërpcë, flet babai i të plagosurve

Autori: Gazeta inFokus 19:56 | 06 January 2023

Zvonimir Stojanoviq, babai i të plagosurve në Shtërpcë, tha se nuk e di si ka ardhur deri tek sulmi por që e rëndësishme është që gjendja e të plagosurve është stabile.

“Kam dëgjuar nga ambulanca në Shtërpcë, më kanë njoftuar, kam shkuar. Çka ka ndodhur, si ka ndodhur nuk e di, vështirë është… Këtu jemi po presim nga mjeku të thotë që fëmijët janë mirë, kjo për në është më e rëndësishmja, pjesën tjetër janë shërbimet që punojnë”- tha ai për media.

Ai tha se është e vështirë dhe është i shqetësuar për ngjarjen që erdhi deri këtu.

-Advertisement-

“Nuk di kë të fajësoj, por nuk po shkon kështu, është vërtet vështirë”, është shprehur Stojanviq, shkruan Telegraf.rs.

Pasditen e sotme dy serbë të rinj janë plagosur me armë zjarri në afërsi të Shtërpcës nga një makinë në lëvizje.

Ndërkohë, polica ka arrestuar një të dyshuar, A. K. 33 vjeçar, për këtë rast.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera