Lajme

Pista e hetimit: 522 mijë eurot e kapura në Durrës u përkasin grupeve kriminale në Padova

Autori: Gazeta inFokus 10:16 | 22 October 2022

Policia shqiptare ka dyshime se 522 mijë eurot e padeklaruara që u kapën në Portin e Durrësit ditën djeshme janë të grupeve kriminale që veprojnë në Padova.

Zbardhja e origjinës së parave është bërë më e vështirë për shkak se shoferi i autobusit dhe njëkohësisht pronari i autobusit Elidon Cela e ka “kyçur” gojën duke mos pranuar të bashkëpunojë me policinë për të zbuluar orgjinën e eurove të gjetura në autobusin e tij që vinte nga Italia.

6 qeset me 522 mijë euro ishin fshehur në pjesën e sipërme të një autobusi që drejtohej nga 32-vjeçari që kryente linjën Padova-Lushnje.

-Advertisement-

Policia bëri të ditur se gjatë kontrollit paraprak, shërbimet e Policisë kanë konstatuar mallra të ndryshme të dyshuara të kontrabanduara. Ndaj, autobusi është kthyer për kontroll të specializuar, pasi disponohej informacion nga Policia se në brendësi të autobusit kishte të fshehura sasi të madha eurosh.

Pas skanimit, zbuluan qeset e plastmasit brenda të cilave kishte disa pako me rreth 522 000 euro, të cilat u sekuestruan nga policia.

Uniformat blu sekuestruan gjithashtu një sasi të konsiderueshmne mallrash kontrabandë, si kafe, cigare, pije alkoolike, ilaçe, karroca për fëmijë, elektroshtëpiake dhe veshmbathje. Në përfundim të veprimeve të parahetimore, policia arrestoi shoferin e autobusit dhe dy ndihmësit e tij.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera