Lajme

Pika kufitare në Merdarë lirohet për qarkullim

Autori: Gazeta inFokus 10:00 | 29 December 2022

Pika kufitare në Merdare mëngjesin e sotëm është liruar për qarkullim, shkruan Gazeta Infokus.

Këtë e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.

“Bazuar në informacionet e fundit, rruga e cila ishte bllokuar me 27.12.2022 në kilometrin e dytë brenda në Serbi, sot në ora 09:50 është liruar për qarkullim.

-Advertisement-

Andaj, njoftojmë qytetarët dhe bashkatdhetarët tani se pikë kalimi kufitar “Merdare”, është liruar për qarkullim dhe i është kthyer normalitetit të plotë”, thuhet në komunikatë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera