Lajme

Petkoviq: “Institucione në Prishtinë po rrënojnë në mënyrë sistematike dialogun”

Autori: Gazeta inFokus 19:09 | 10 April 2022

Drejtori i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka vlerësuar se janë absurde akuzat nga Prishtina se Beogradi është fajtor për zvarritjen e dialogut në Bruksel.

“Është absurde që dikush, që ka ardhur në pushtet në krahët e porosive populliste të Kurtit flet për parëndësi të dialogut me Beogradin dhe deklaratave se Prishtina nuk është e obliguar me marrëveshjet e Brukselit, të akuzojë sot Beogradin për zvarritje të dialogut. Ekstremistja e dëshmuar politike, Mimoza Kusari-Lila, e cila kapacitetet e saj demokratike i tregoi duke qenë ideologe e atyre në Gjakovë që i ndaluan serbët e mërguar të vizitojnë varrezat për shtatë vjet, ka më së paku të drejtë të ndajë të tjerëve mësime për demokracinë”, tha Petkoviq në një komunikatë për media.

Petkoviq shtoi se përfaqësuesit e Vetëvendosjes në vend që të shprehen për demokracinë dhe vlerat evropiane, duhet të dëshmojnë në praktikë për kapacitetin e tyre demokratik, duke mundësuar formimin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe në këtë mënyrë ringjalljen e dialogut e Brukselit.

-Advertisement-

“Beogradi mbetet i përkushtuar për zgjidhjen e problemeve në Kosovë përmes bisedimeve, me ndërmjetësimin e partnerëve tanë nga Bashkimi Evropian, ndërsa institucionet e përkohshme të vetëqeverisjes në Prishtinë, ku partia e Mimoza Kusari Lila e ka zërin vendimtar, po rrënojnë në mënyrë sistematike dialogun, duke u mbështetur në unilateralizem dhe dhunën si mjete për të arritur qëllimet. Nëse do të investonin gjysmën e energjisë që investojnë çdo ditë në thellimin e antagonizmave ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve, në krijimin e stabilitetit dhe besimit ndëretnik, Kosova do të ishin një vend shumë më i mirë për të jetuar si për serbët, ashtu edhe për shqiptarët sot. Por ky nuk është qëllimi i Albin Kurtit dhe zëdhënësve të tij, sepse ata ende shpresojnë se serbët do të zhduken diku dhe se ata të hipur mbi kalë të bardhë do të hyjnë në veri të Mitrovicës dhe në Kombet e Bashkuara, gjë që nuk do të ndodhë kurrë”, përfundoi Petkoviq.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera