Lajme

Petkoviç pas marrëveshjes për Energji: U hap rruga për bisedimet rreth Asociacionit

Autori: Gazeta inFokus 13:32 | 21 June 2022

Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë kanë arritur të martën pajtueshmëri për zbatimin e marrëveshjes ekzistuese për energjinë.

Takimet janë zhvilluar Bruksel, në kuadër të dialogut për normalizim të marrëdhënieve mes dy shteteve, i cili ka nisur më 2011.

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për këtë dialog, Mirosllav Lajçak, ka zhvilluar fillimisht takime bilaterale me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi, i cili është shef i delegacionit të Kosovës për dialog, e më pas takim të njëjtë edhe me shefin e delegacionit të Serbisë, Petar Petkoviq.

-Advertisement-

Për këtë ujdi, ka reaguar ky i fundit duke thënë se kompania “Elektrosever do të furnizojë në mënyrë të pavarur konsumatorët me energji elektrike në veri të Kosovës dhe Metohisë”.

Sipas tij, pas kësaj marrëveshje nuk ka më kërcënime për ndërhyrje në Valaç dhe ndërprerje të dhunshme të energjisë.

“Pa tarifë retroaktive ✔ Rrugë e hapur për bisedime për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe ✔. Unë personalisht do të jem në terren me njerëzit tanë dhe do të monitoroj zbatimin e marrëveshjes”, shkroi ai në Twitter.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera