Lajme

Përvjetori i Epopesë së Dukagjinit, Kurti e Osmani mungojnë, shkon Talat Xhaferi me Ali Ahmetin

Autori: Gazeta inFokus 13:08 | 24 March 2024

Kryeministri Albin Kurti, presidentja Vjosa Osmani nuk po marrin pjesë në shënimin e 26-vjetorit të Epopesë së Dukagjinit, dita që njihet si nisja e luftës frontale të UÇK-së dhe frocave serbe në këtë zonë.

Ata nuk u panë në mesin e të pranishmëve në këtë ceremoni të organizuar nga Komuna e Deçanit.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca, mungoi po ashtu në ceremoninë e shënimit të Epopesë së Dukagjinit. Por ai dhe ministrat Ejup Maqedonci e Albulena Haxhiu ishin për homazhe në Gllogjan, së bashku me disa deputetë.

-Advertisement-

Në ceremoni, ndërkohë, po marrin pjesë Rifat Jashari, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, kryetari i BDI-së – partisë më të madhe të shqiptarëve në RMV, Ali Ahmeti, ish-ushtarë tjerë të UÇK-së, familje të dëshmorëve e pjesëtarë të FSK-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera