Përurohen shkallët e reja te Posta në Dardani, së shpejti edhe lifti

Autori: Gazeta inFokus
21:31 | 14 August 2023
Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, bashkë me Drejtorin për Shërbime Publike, Ilirik Musliu, kanë bërë përurimin e shkallëve te Posta në lagjen “Dardania”.
Kryetari Rama tha se në këtë projekt është bërë punë e hatashme, mirëpo se punimet nuk kanë përfundur ende.
Ai tha se në këtë pjesë do të ndërtohet edhe një lift, të cilit i është ndërtuar baza por për shkak të proceseve të prokurorimit është vonuar përzgjedhja e operatorit.
Rama tha se gjatë inspektimit të punimeve ka parë edhe disa detaje që duhet të ndryshohen, pasi sipas tij, më në kryeqytet nuk ka punë shkel e shko.
“Këtu faktikisht punimet që janë bërë është bërë një punë që nuk është bërë ndoshta më dekada të tëra. Këtu kanë qenë shkallë të lëna mas në aspektin e pronësisë, në aspektin e sigurisë. Pas një periudhe shumë të gjatë ne kemi intervenuar këtu. Nuk janë të përfuduar të gjitha punët, e kemi edhe liftin i cili baza është bërë por për shkak të proceseve burokratike të prokurorimit, për fat të mirë tash është zgjedhur kjo çështje dhe kemi operatorin. Shpresoj që nuk do të vonojë shumë brenda dy tre muajsh do të kryhet edhe pjesa e liftit. I pashë një numër të madh të detajeve që duhet të përmisohet, është me rëndesi të madhe që edhe operatorët ekonomik që bashkëpunijmë se bashku me kryeqytetin me e ditë që duhet të merren punët shumë seriozisht të mos jenë shkel e shko, të shikohent të gjitha detajet.
Deri tash kemi pasur specifika edhe të gabuara për shembull të materialeve të cilat kanë qëne për interiere e janë përdorur edhe ne eksterier, kjo më nuk do të ndoshë. Po e shihni që ndryshimi është i hatashëm prej çka ka pas edhe çka ka me pas tash e tutje”, tha ai.

Të tjera
-
Damka ia kapi telefonin një gazetari në kuvend, reagon AGK-ja
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka thënë se deputeti i Partisë Demokratik...
-
Më 27 mars KQZ-ja njoftoi vetëm për dorëheqjet e Hamzës, Ahmetit dhe Muhaxherit: A e mashtroi Kurti, Kuvendin?
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, sot ia ka dorëzuar letrën e dorëheqjes n...
-
Enver Hasani: Gabim politik i opozitës – Presidentja s’ka kurrfarë roli më
(Radio Evropa e Lirë) – Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, aktua...
-
Ndërprerja e seancës konstituive, Kuvendi del me njoftim
Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se është njoftuar presidentja, Vjosa Osmani, pë...
-
Rukiqi i reagon Muratit që nënshkroi vendim si ministër: Këta nuk respektojnë as demokraci, as ligj, as Kushtetutë
Deputeti i zgjedhur i LDK’së, Berat Rukiqi, ka reaguar pasi Hekuran Murati në...
-
Raportoi rrejshëm një grabitje, arrestohet një person në Fushë Kosovë
Policia ka njoftuar se është arrestuar në Fushë Kosovë, pasi ka raportuar rre...
-
Duartrokiti në dështimin e seancës, sqarohet Agim Bahtiri: E bëra për autogolin që ia bëri opozita vetës
Pasi pa veten në lajme duke duartrokitur i vetëm për dështimin e seancës kons...
-
Hekuran Murati “i dorëhequr” nënshkruan udhëzim administrativ për arkat fiskale
Deputeti i sapozgjedhur nga Lëvizja Vetëvendosje, Hekuran Murati, ka bërë të ...
-
Deputeti i PDK’së, thotë se letra e Kurtit nuk ishte dorëheqje: Është një test si njoftim
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Përparim Gruda, kërkoi nga k...
-
Cakolli: Seanca u bllokua sepse koalicioni i LVV-së pra shumica parlamentare nuk i pati votat, jo pse këtë e bëri opozita
“Nuk dështoi votimi i raportit pse opozita e bllokoi por se shumica parlament...
-
Pasi u aprovua pjesërisht ankesa e Prokurorisë, Thaçit i shtohet përgjegjësia për “nxitje” në aktakuzën kundër administrimit të drejtësisë
Pasi Gjykata e Apelit në Speciale ka aprovuar pjesërisht ankesën e Prokuroris...
-
IKD: Letra e dorëzuar nga Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk paraqet akt të dorëheqjes
IKD thotë se letra e dorëzuar nga kryeministri në detyrë ...