Ekonomi

BE përgatitet për kundërmasa ndaj SHBA-ve

Autori: Gazeta inFokus 17:20 | 07 March 2018

Anëtarja e Komisionit të Bashkimit Evropian (BE) përgjegjëse për tregtinë Cecilia Malmström tha se Unioni po përgatitet për masat që do të merren ndaj prodhimeve amerikane.

“Ne jemi në konsultim me vendet anëtare të BE-së dhe së shpejti do të ndajmë me publikun këtë listë të përkohshme të produkteve. Në këtë listë ndodhen produkte të çelikut, industriale dhe bujqësore”, tha ajo.

Malmström ka zhvilluar në Bruksel një konferencë për media në lidhje me tarifat shtesë doganore që SHBA-të planifikojnë të vendosin për eksportet e çelikut dhe aluminit.

-Advertisement-

Ajo thekson se në këtë çështje strategjia e BE-së është në tri faza. Malmström tha se këto janë zhvillimi i një qasjeje të koordinuar me vendet e tjera brenda rregullave të Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT), përgatitjen e masave që duhen marrë në rast se kjo situatë ka një ndikim të rëndësishëm ekonomik dhe marrjen e masave kundër produkteve të tjera të SHBA-ve sipas ndikimit ekonomik.

“Ne dyshojmë se tarifat që SHBA-të planifikojnë t’i zbatojnë janë në përputhje me rregullat e OBT-së”, tha Malmström duke bërë të ditur se nuk i sheh të drejta tarifat doganore që SHBA-të dëshiron t’i zbatojë.

Pasi ka rikujtuar se SHBA-të ende nuk kanë marrë vendim zytar, Malmström potencoi se “Këto tarifa dëmtojnë BE-në. Ndaj këtyre tarifave do të jepet kundërpërgjigje në mënyrë të drejtë dhe propocionale”.

Lidhur me deklaratën e presidentit amerikan Donald Trump për tarifa shtesë ndaj automjeteve evropiane, Malmström tha se “Kompanitë evropiane prodhojnë 2 milionë automjete në SHBA dhe se këto kompani sigurojnë vende pune në SHBA”.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy