Sport

Përfundon ndeshja ndërmjet Prishtinës dhe Arbërisë

Autori: Gazeta inFokus 15:30 | 04 November 2020

Pas tri humbjeve rresht, skuadra e Prishtinës është kthyer të fitorja, pasi ka mposhtur Arbërinë me rezultat minimal 1-0, në duelin e vlefshëm për javën e 11-të në Superligë, shkruan Gazeta inFokus.

Në duelin e zhvilluar në stadiumin ‘Fadil Vokrr’, golin e vetëm për kryeqytetasit e ka realizuar Gavazaj në minutën e 11-të.

Gavazaj shënoi nga pika e bardhë për tri pikë shumë të rëndësishme për ‘bardhekaltërit’.

-Advertisement-

Pas kësaj fitoreje Prishtina renditet e 5-ta me 14-të pikë, ndërsa Arbëria e 8-ta me 11-të sosh./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera