Lajme

Përfshihet nga zjarri një veturë në rrugën Mitrovicë-Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 21:22 | 10 October 2022

Një incident zjarri është raportuar rreth orës 20:20, në rrugën Mitrovicë-Prishtinë.

Si pasojë e këtij zjarri është djegur një veturë, e cila ishte në lëvizje.

Zjarri është lokalizuar, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.

-Advertisement-

Kjo është konfirmuar nga zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Zjarri është lokalizuar. Nuk ka persona të lënduar, janë shkaktuar vetëm dëme materiale”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera