Për shkak të miqësores ‘Kosovë-Danimarkë’ ndërpritet qarkullimi në dy rrugë

Autori: Gazeta inFokus
10:30 | 21 March 2019
Policia e Kosovës ka njoftuar se për ndeshjen e futbollit , e cila do të zhvillohet sonte, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, Drejtoria Rajonale e Policisë –Prishtinë, ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura policore për të ofruar siguri për ë gjithë pjesëmarrësit si dhe ka ndërmarrë masat e nevojshme për të përcaktuar lirimet, kufizimet, bllokimet e plota apo të pjesshme të segmenteve të caktuara rrugore në kryeqendër, me qëllim të rregullimit të qarkullimit rrugor dhe drejtimit të trafikut, në mënyrë që të krijohet rrjedhshmëri normale në trafik si dhe një ambient i qetë dhe i sigurt.
Policia e Kosovës për të evituar bllokadat në rrugë, kolonat e gjata të automjeteve, për të mundësuar një qarkullim në suaza të normales, do të veproj në të gjitha rrugët të cilat lidhen me stadiumin “Fadil Vokrri”, duke formuar pikat e kontrollit me qëllim të ndalimit dhe udhëzimit të automjeteve, si dhe vendosjen e rregullit përgjatë atyre rrugëve.
Në këtë kontekst, policia sot prej orës 11:00, do të ndërpres qarkullimin dhe ndaloj parkimin e të gjitha automjeteve në rrugët “Enver Zymberi” dhe “Rinia”.
Bllokimet dhe kufizimet në zonën përreth Studionit do të bëhen, bazuar në vendimin e lëshuar nga Komuna e Prishtinës, respektivisht Drejtoria për shërbime Publike.
“Andaj për të përballuar sa më lehtë rrethanat që do të paraqiten në qarkullimin rrugor, kërkojmë ndihmën, besimin dhe mirëkuptimin e gjithë qytetarëve dhe veçanërisht lusim qytetarët e kryeqytetit që të shmangin lëvizjet e tyre drejt stadiumit të qytetit me vetura”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Të tjera
-
Konflikti mes Pakistanit dhe Indisë, Trump: Duhet të gjejnë një zgjidhje
Presidenti amerikan, Donald Trump, u bëri sot thirrje Indisë dhe Pakistanit t...
-
Policia e Kosovës arreston dy persona të dyshuar për trafikim me substanca narkotike
Policia e Kosovës ka arrestuar në flagrancë dy persona të dyshuar për trafiki...
-
Qeveria kalimtare s’i kalon Abdixhikut: PDK dhe AAK e refuzojnë me mirësjellje, kërkojnë qeveri të ish-opozitës
Vetëvendosja nuk ka numra për të zgjedhur Albulena Haxhiun, Kryetare të Kuven...
-
Analistët: Vazhdimi i seancave çdo 48 orë, është absurd
Moskonstituimi i Kuvendit konsiderohet dështim i klasës politike. Sipas ish-g...
-
Gërvalla merr pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm të BE-së në Varshavë
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla, është...
-
“Hendeku është i madh”- Abrashi tregon pse nuk ka ofertë bashkëpunimi me PDK-në
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, në emisionin “Click” në RTV2...
-
I dyshuari për shpërthimin e veturës së drejtorit të QKUK-së dërgohet në mbajtje për 48 orë
Gjatë ditës së sotme është arrestuari personi me iniciale B.K., në Podujevë, ...
-
Test nervash: Provoni ta dëgjoni Fitore Pacollin se pse duhet të votohet fshehtë Albulena Haxhiu
Ky nuk është lajm, por një testim nervash qytetarëve nga Fitore Pacolli në RT...
-
Dakaj: Opozita s’ka guxim, po e lë Kurtin të gabojë, por s’po e bënë vetë betejën
Gazetari Shkëlzen Dakaj ka deklaruar se partitë opozitare nuk kanë guxon poli...
-
Tym i zi, nuk votohet për Papën në rundin e parë
Për t’u zgjedhur Papa, një kandidat duhet të sigurojë dy të tretat e votave t...
-
Haradinaj: Vota e fshehtë s’e zgjidh bllokadën, presidentja të nisë konsultime me partitë
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka theksuar...
-
Këshilltari i Konjufcës e quan “hajvan”, Muharremi: A pe sheh Albin Kurti çka ke bë me gjuhën dhe qasjen tënde të gabuar?
Analisti Shenoll Muharremi i ka reaguar këshilltarit të ish-kryekuvendarit, G...