Për këto projekte Haradinaj kërkon 500 milionë euro
Autori: Gazeta inFokus
17:40 | 23 February 2018
Janë më se 30 projekte milionëshe që janë përzgjedhur nga Kryeministri Ramush Haradinaj për tu prezantuar në Samitin e Londrës, e që po presin “dritën e gjelbër” nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim(BERZH) për të filluar.
Për këto projekte Haradinaj po kërkon 500 milionë euro, shkruan Infokusi.
Projekti më i madh që do të prezantohet në këtë Samit është “Unaza e Prishtinës”, projekt ky që kap shifrën prej 63 milionë euro.
Edhe për Impiantin e ujërave të zeza në Gjilan nevojiten miliona euro. 35 milionë euro është vlera e këtij projekti.
Nga BERZH-i do të përfitojnë edhe banorët e Mamushës, Ferizajt, Goleshit e Sharrit. Projekte milionëshe janë planifikuar në tërë këto komuna, me qëllim të përmirësimit të kushteve të jetës së banorëve.
12.4 milionë euro janë paraparë për rregullimin e sistemit të ujitjes në Mamushë, e 3 milionë të tjera për rregullimin e shtratit të lumit në Ferizaj.
Projektet e përzgjedhura nuk mbarojnë këtu.
Do të ndahen edhe 7 milionë euro për energji alternative në shtatë komuna të Kosovës, shkruan Infokusi.
Qeveria po planifikon edhe ndërtimin e një Hidrocentrali në regjionin e Sharrit dhe të një kampi të Turizmit në zonën e Goleshit. Për të parin nevojiten 3.5 milionë euro, ndërsa për të dytin projekt shuma që nevojitet për realizim kap shifrën prej 2.4 milionë euro.
Këto janë vetëm disa nga 30 projektet për të cilat Haradinaj po kërkon 500 milionë euro.
Samiti do të bëjë bashkë 6 Kryeministrat e Ballkanit Perëndimorë, me ftesë të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), derisa në vazhdën e përgatitjeve, Kryeministri Haradinaj këto ditë ka ka zhvilluar një takim me Drejtorin e Konsituencës në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), ku bënë pjesë edhe Kosova, Ove Jensen, me të cilin u bisedua për projektet me të cilat prezantohet Kosova dhe për lehtësimin e procedurave administrative deri te financimi i tyre nga ana e BERZH-it./INFOKUSI/.

T� tjera
-
Bisedë telefonike, Erdogan dhe Trump diskutojnë për marrëdhëniet mes Turqisë dhe SHBA-së
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me ...
-
Tre trupa gjenden në shtëpinë e të dyshuarit për sulmin në Krakov
Tre trupa të pajetë, të dy grave dhe një burri, janë gjetur në shtëpinë e të ...
-
Amerika ofron shpërblim 20 milionë dollarësh për informacione rreth programit bërthamor të Iranit
SHBA-ja ka shpallur një shpërblim deri në 20 milionë dollarë për informacione...
-
Rritet në 16 numri i të plagosurve nga sul*mi në Krakov, zbulohet mosha e autorit
Numri i të plagosurve ka arritur në 16 pas sulmit në Krakov të Polonisë, ku m...
-
Shefat e kabineteve të Albin Kurtit e Përparim Ramës, takim kokë më kokë në një restorant në lagjen e milionerëve
Ditën, përplasje me akuza e kundërakuza të ashpra për korrupsion, keqpërdorim...
-
TRONDITËSE- “Më shumë qahet për divorcin sesa vdekjen e një gruaje”
Stigmatizimi i grave vazhdojnë të jenë ndër problemet që ndikojnë në normaliz...
-
Vendimi i komunës – Shtrenjtohet parkingu, shqetësohen banorët
Me rregulloren e re të miratuar nga Kuvendi Komunal, shfrytëzimi i parkingjev...
-
Konjufca solidarizohet me Poloninë pas rastit në Krakov
Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, ka dënuar sulmin e rë...
-
Kurti udhëton drejt Francës, merr pjesë në Forumin e Paqes dhe darkën shtetërore të Macronit
Kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar drejt Francës, ku do të marrë pjesë në F...
-
“Ajo duhet me duru se është femër” – Psikologia flet për reagimet e familjarëve në rastet e dhunës ndaj grave
Dhuna ndaj grave në Kosovë vazhdon të jetë një problem shqetësues, ndërsa men...
-
Eurodeputeti holandez: Turp që aplikimi i Kosovës për statusin e vendit kandidat ka mbetur në sirtarët e BE-së
Eurodeputeti holandez Thijs Reuten e ka cilësuar si “turp dhe skandal” faktin...
-
A do garojë për kryetar të LDK’së?, Haziri: E shoh procesin ndryshe- Bajrami, Gashi e Rama emra kredibilë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka folur për zhvillimet në Lidhjen Demokr...

































