Lajme

Pejë: Një person plagoset aksidentalisht me armë zjarri nga shoku i tij

Autori: Gazeta inFokus 17:05 | 16 February 2023

Një person është plagosur aksidentalisht me armë zjarri nga shoku i tij.

Rasti ka ndodhur në fshatin Ramun të Pejës.

Kështu tha për Klankosova.tv zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

-Advertisement-

Gashi tha se rasti , është cilësuar mbajtje në pronësi kontroll, posedim i pa autorizuar i armës dhe dëmtim i letë trupor.

“Sot policia nga spitali rajonal i Pejës , emergjenca e spitalit  është njoftuar se kanë pranuar një person të plagosur nga arma e zjarrit. Menjëherë ju kanë përgjigjur rastit ,viktima është plagosur në këmbën e djathtë personeli mjekësor ka intervenuar dhe është i ndalur në spital për tretman mjekësor. I dyshuari i rastit është paraqitur vet në stacionin policor dhe e ka sjell dhe dorëzuar armën me të cilën është kryer vepra. Sipas viktimës dhe të dyshuarit të cilët janë shokë në mes vete, plagosja ka ndodh aksidentalisht në vendin e punës ku ata punojnë. Në vendin e ngjarjes është gjet gëzhoja e armës dhe është konfiskuar arma. I dyshuari është intervistuar nga njësiti i hetimeve dhe me urdhër të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt“, tha Gashi për Klankosova.tv

“Kanë deklaruar të dytë që janë shokë dhe e kanë pranuar që rasti ka ndodh aksidentalisht. Viktima është duke marr tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Pejë”, tha Gashi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera