PDK me reagim të ashpër: Rilind Gërvalla militant i VV-së qe 15 vite, RTK po bëhet megafon i Albin Kurtit
Autori: Gazeta inFokus 19:01 | 31 January 2023
Partia Demokratike e Kosovës kanë reaguar ashpër pas zgjedhjes së Rilind Gërvalla drejtor i transmetuesit publik, duke e quajtur drejtorin e porsazgjedhur militant të VV-së.
Sipas PDK-së, me Gërvallën në krye, RTK shndërrohet në televizion publik megafon të kryeministrit Albin Kurti.
“Kryeministri Albin Kurti dhe partia e tij, kanë instaluar nga sot militantin e tyre shumë vjeçar Rilind Gërvalla si drejtor në Televizionin Publik të Kosovës. Në vazhdën e kapjes së secilit institucion të pavarur në Kosovë, kryeministri Albin Kurti në koordinim të ngushtë me partneren e tij, presidenten Vjosa Osmani, tash e disa muaj kanë nisur instalimin e militantëve të tyre në Radio Televizionin Publik të Kosovës. Kapja e RTK-së nga kryeministri Albin Kurti me mbështetjen e presidentes Vjosa Osmani ka filluar që nga zgjedhja e anëtarëve të Bordit të RTK-së, të cilët tani po i përdorin për realizimin e planit politik të partisë në pushtet për instalimin e militantëve në pozita drejtuese, duke kulmuar sot me emërimin e militantit Rilind Gërvalla si drejtor i Televizionit Publik”, thuhet në reagim.
Me këto emërime, PDK vlerëson se RTK nuk do të jetë më në shërbim të publikut.
“ …por do të përdoret si megafon i Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes, ndërsa militantët që do ta drejtojnë RTK-në, do të marrin urdhra nga ideologët dhe propaganduesit e tyre partiak. Nëpërmjet kapjes së Radio Televizionit Publik të Kosovës me militantë partiak;, pushteti po synon kapjen e mendjes së qytetarëve nga e cila frikësohen më së shumti. Prandaj, nëpërmjet instalimit të militantit Rilind Gërvalla si drejtor, kryeministri Albin Kurti po synon që ta përdorë RTK-në për propagandë dhe agjitacion të llojit “Çka ka, çka s’ka”, për të shtrembëruar realitetin dhe të vërtetën e keqqeverisjes së tij”, thuhet tutje në reagim.
Rilind Gërvalla, drejtor i sapoemëruar nga tetë anëtarët e Bordit të RTK-së, sipas PDK-së, është militant i Vetëvendosjes tash e 15 vite, duke qenë pjesëmarrës në të gjitha organizimet partiake.
“As kërkesat shoqërore për transparencë e meritokraci dhe as thirrjet e asociacioneve ndërkombëtare e shoqërisë civile për mos politizim të transmetuesit publik, nuk arritën ta ndalin hovin e projektit të Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes për kapjen e RTK-së. Partia Demokratike e Kosovës konsideron se kapja dhe nënshtrimi i RTK-së nën direktivën e pushtetit, është një hap më tutje kundër fjalës së lirë dhe lirisë së mediave në Kosovë”, thuhet në fund.
Të tjera
-
Arratisja e Sekiraqës, Hodaj: Do të verifikojmë nëse policia ka pasur informacione për ikjen e tij nga Kosova
I akuzuari për shtytje në vrasje të policit Triumf Riza më 2007, Enver Sekira...
-
Borrell: Besueshmëria e BE-së në rrezik, shkak mospërfillja e GJND-së nga Izraeli
Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, tha se blloku evropian ...
-
Si ndodhi plagosja e qytetarit në Zonën Ushtarake të FSK-së?
Hyrja është e ndaluar. Kjo pasi në këtë zonë të fshatit Babaj i Bokës në G...
-
Reagon avokati i Radoiçiqit: S’ka pasur negocim me KFOR-in, janë gënjeshtra të ndyta për ta njollosur
Raportin e Grupit Ndërkombëtar të Krizave, përkatësisht një pjesë të saj e ci...
-
Hedhen vaksina nga ajri për të parandaluar tërbimin e kafshëve të egra, Ministri Peci jep detaje
Faton Peci, ministër i Bujqësisë, ka shkruar në Facebook, të dielën për hedhj...
-
Gjatë javës pritet të arrihet koalicioni qeverisës në Maqedoninë e Veriut
Në Maqedoninë e Veriut po vazhdojnë negociatat për krijimin e Qeverisë së re....
-
E pazakontë, tufa e ujqërve zbret në Dragash
Të shtunën një kope me ujqër është parë në fshatin Pllajnik të Dragashit. ...
-
Haziri: Qeveria Kurti bllokoi 1 miliardë e 200 milionë euro për infrastrukturë
I dyti i LDK-së, Lutfi Haziri thotë se janë hiç më pak se 1 miliardë e 200 mi...
-
Partitë politike flasin për zgjedhje të parakohshme, por ende nuk dihet nëse do të mbahen ato
E enjtja pritet të jetë vendimtare se a do të shkojë vendi në zgjedhje të par...
-
Vetura e Ibrahim Rugovës mund të shihet përsëri në rrugë
Kjo veturë me të cilën dikur lëvizte ish-presidenti Ibrahim Rugova, mund të f...
-
Osmani në 25 vjetorin e Masakrës së Tusuzit: Vendosja e drejtësisë për viktimat është përkushtim i çdoditshëm i yni
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, i ka përkujtuar viktmat e Masakrës Tusuz ...
-
Mbahet kuvendi zgjedhor në nëndegën e PDK-së në Finlandë
Deputeti i PDK-së, Elmi Reçica, përmes një postimi në facebook ka njoftuar se...