Lajme

PDK i bën thirrje pushtetit: Lini anash inatet politike, mbështetni miratimin e Projektligjit për Policinë e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 12:26 | 14 December 2022

Partia Demokratike e Kosovës në konferencën e mbajtur për media ka kërkuar nga pushteti që ta mbështes Projektligjin për Policinë e Kosovës dhe atë për Inspektoriatin e Policisë së Kosovës.

Deputetja e kësaj partie, Ganimete Musliu tha se ky bojkotim nga VV po bëhet për inate vetëm se është iniciuar nga PDK-ja.

Sipas PDK-së, është në dobi të sistemit të sigurisë që përmes këtij ligji të ndihmohet ripërtëritja e Policisë së Kosovës.

-Advertisement-

“Ky bojkotim i VV-së bëhet pa asnjë arsye permbajtësore, vetem nga inati se ky projektligh per policine e kosoves e ka iniciuar PDK. Ne kemi vlerësuar se është në dobi të policisë por edhe të sistemit tonë të sigurisë, që përmes këtij ligji ta ndihmojme ripërtritjen e Policisë së Republikës së Kosovës e që aktualisht figuron si më e vjetra në rajon. Me kete projektligj propozohet rregullimi ligjor i se drejtës në pension për zyrtarët policor të PK, dhe punonjësit e Inspektoriatit të Policisë së Kosovës me autorizime policore. Përmes tij do të rregullohen kushtet dhe kriteret për garantimin e pensioneve, llojet e pensioneve dhe do te behen kategorizimi i pensioneve te PK dhe punonjesit e Inspektoriatit Policor”, tha Musliu në konferencë.

Tutje, deputetja e PDK-së shtoi se janë propozuar katër lloje të pensioneve.

“Pensioni i rregullt, invalidor, pensioni familjar dhe ai vullnetar”, tha Musliu,

“Të gjithë jemi me Policinë e Kosovës. Kurajo dhe angazhimi që ata kane treguar se fundmi, është e qartë se kemi zyrtare te gatshem per te garantuar funskionimin e shtetit ligjor në territorin e Kosovës, por ju duhet mbështetje e Qeverisë”.

Në fund, Musliu i bëri thirrje pushtetit, kryeministrit Kurti dhe deputetëve të VV-së që t’i lënë anash inatet politike dhe ta mbështesin miratimin e këtij projektligji për Policinë e Kosovës.

“Për PDK është shqetësuese mos plotësimi i kërkesave dhe nevojave i PK-së deri tani, andaj kerkojme qe urgjentisht qeveria te siguroj qe PK te kene kushte e nevojshme per te zbatuar rendin dhe ligjin në pjesën veriore të Kosovës. I bëjmë thirrje Kurtit dhe deputetëve të VV-së t’i lënë anash inatet politike dhe ta mbështesin miratimin e këtij projektligji për Policinë e Kosovës”, tha deputetja e PDK-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera