Lajme

Pas raportimeve për pronat e familjarëve të Valon Ramadanit, RrGGK në mbështetje të Hateme Smajlit: “Sulmet ndaj gazetareve janë shqetësuese”

Autori: Gazeta inFokus 20:00 | 09 July 2026

Rrjeti i Grave Gazetare të Kosovës (RrGGK) ka reaguar pas presionit, fyerjeve dhe sulmeve publike ndaj gazetares së Gazetës Infokus, Hateme Smajli, e cila po raporton vazhdimisht për çështjen e privatizimit të pronave shtetërore nga familjarë të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Valon Ramadani.

Në reagimin e publikuar, RrGGK ka shprehur shqetësim për vazhdimin e presionit ndaj gazetares dhe redaksisë së Infokusit, duke ritheksuar mbështetjen e plotë për reagimin e mëhershëm të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK).

Infokus PADIT deputetin e LVV-së, Valon Ramadanin për shpifje dhe fyerje ndaj mediumit (Dokument)

-Advertisement-

Sipas RrGGK-së, deklaratat publike që e etiketojnë punën e gazetares si “shpifje”, vënë në pikëpyetje motivet e saj dhe kontribuojnë në delegjitimimin e punës së një gruaje gazetare që raporton për çështje me interes publik.

“RrGGK rithekson mbështetjen e plotë për reagimin e AGK-së dhe shpreh shqetësim të veçantë për vazhdimin e presionit publik ndaj gazetares, përfshirë deklaratat publike që e etiketojnë punën e saj si ‘shpifje’, e paraqesin si të motivuar nga interesa të tjera dhe kontribuojnë në delegjitimimin e punës së një gruaje gazetare që raporton për çështje me interes publik”, thuhet në reagim.

Infokus i përgjigjet SËRISH me FAKTE, SHPIFJEVE të Valon Ramadanit dhe padisë ndaj redaktores Smajli, drejtorit Dakaj dhe mediumit

Rrjeti thekson se gratë gazetare vazhdojnë të jenë veçanërisht të ekspozuara ndaj sulmeve të koordinuara, fushatave të diskreditimit dhe presionit publik, të cilat shpesh synojnë jo vetëm raportimet e tyre, por edhe integritetin, kredibilitetin dhe reputacionin profesional.

Sipas tyre, kur një gazetare bëhet objekt i fushatave të tilla pas publikimit të një hulumtimi me interes publik, krijohet një efekt frikësues që mund të dekurajojë edhe gra të tjera gazetare të raportojnë për tema që lidhen me korrupsionin, keqpërdorimet apo përgjegjësinë e zyrtarëve publikë.

Po ashtu, RrGGK ka shprehur shqetësim për ofendimet, telefonatat dhe presionin e ushtruar ndaj gazetarëve dhe familjarëve të tyre pas publikimit të hulumtimeve.

“Çdo përpjekje për të frikësuar gazetarët për shkak të punës së tyre cenon jo vetëm sigurinë e tyre, por edhe të drejtën e publikut për t’u informuar”, thuhet më tej në reagim.

Smajli i kundërpërgjigjet Valon Ramadanit: Nuk na ndalin paditë, do të vazhdojmë të raportojmë me fakte

Në fund, Rrjeti i Grave Gazetare të Kosovës ka shprehur solidaritet me Hateme Smajlin dhe gazetarët e tjerë të përfshirë në këtë rast, duke ritheksuar se gazetaret duhet të jenë në gjendje ta ushtrojnë profesionin e tyre të lirë, të sigurt dhe pa frikë nga hakmarrja apo presioni për shkak të raportimit në interes të publikut./GazetaInfokus

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy