Lajme

Paralajmëron IHK-ja, reshjet do të vazhdojnë, edhe qytetet e tjera në rrezik nga vërshimet

Autori: Gazeta inFokus 10:47 | 20 January 2023

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka publikuar të dhënat e fundit pas vërshimeve në vend, derisa ka paralajmëruar se reshjet e shiut do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim.

Kjo sipas tyre shton rrezikun që vërshime të ketë edhe në vende të tjera të Kosovës, shkruan Gazeta Infokus.

“Aktualisht situata më e rënduar është në pjesën perëndimore, veriperëndimore, dhe veriore të vendit, por duke pasur parasysh reshjet të cilat janë duke vazhduar aktualisht dhe ditët në vijim, mund të shkaktojnë probleme dhe vështërsi edhe në pjesët tjera të vendit”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Sipas këtij raporti të IHK-së, pasoja më të mëdha nga vërshimet ka pasur në pjesën perëndimore dhe veriperëndimore të vendit.

“Situata e përgjithshme hidrometeorologjike në pjesën më të madhe të vendit, ditëve të fundit është përkeqësuar, si pasojë e reshjeve intenzive të shiut, sidomos në disa pjesë të vendit. Reshjet e shiut me intenzitet të ndryshur, pritet të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vazhdim, (deri me:25/01/2023), të cilat, duke u bazuar në situatën e vështirësuar hidrologjike, ku lumenjt kanë dalur prej shtretërve të tyre, duke shkaktuar përmbytje”, kanë deklaruar nga IHK.

Më poshtë gjeni tabelën me të dhënat e fundit për reshjet në vend dhe cilat vende janë më të rrezikuara nga vërshimet.

Vërshimet e djeshme në Kosovë më së shumti prekën Skenderajn, Mitrovicën e Istogun por që fatmirësisht nuk pati dëme në njerëz megjithëse dëmet materiale janë të mëdha./Gazeta InFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera