Paralajmërohet rritje e çmimeve të naftës e benzinës këtë javë në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus 10:15 | 02 June 2022
Rritje e çmimit të derivateve pritet gjatë ditëve në vijim në Kosovë. Krejt kjo si pasojë e lëvizjeve të çmimeve Berzën Ndërkombëtare, ka thënë kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani.
Gjatë ditës së djeshme çmimet e derivateve kanë qenë: Dizelli 1.65 cent kurse Benzina 1.66 cent.
“Brenda kësaj jave do të ketë rritje të lehtë të çmimeve, por nuk mund të flas për shifra sepse ka lëvizje në Berza. Këto lëvizje janë duke ndodhur shkaku i luftës së Rusisë në Ukrainë”, tha Berjani për Reporteri.net.
Naftëtarët vazhdimisht kanë kërkuar që të rishikohet vendimi i Qeverisë së Kosovës që përcakton çmimet shitëse maksimale për shitjen me shumicë dhe pakicë të naftës dhe derivateve të naftës, duke paralajmëruar se nëse nuk ndodh kjo shumë pika karburanti në Kosovë mund të falimentojnë.
Çmimet e naftës dhe derivateve të saj, kanë arritur nivelin më të lartë që nga paslufta në Kosovë.
Qeveria e Kosovës më 1 mars kishte marr vendim që te shitësit me shumicë të vendoset marzha më e lartë tregtare deri në 4% të çmimit të shitjes, ndërsa te shitësit me pakicë vendoset marzha më e lartë tregtare deri në 6% të çmimit të shitjes.
Të tjera
-
Murati tregon se si do të funksionojë skema e re e asistencës sociale në Kosovë
Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Financave, Hekuran Murati sot morën p...
-
Ishte dënuar me 8 muaj burgim për dhụnimin e 15 vjeçares, Gjykata Supreme e kthen rastin në rigjykim
Gjykata Supreme e Kosovës ka kthyer në rigjykim çështjen penale ndaj të akuzu...
-
Kurti: Skemat sociale ishin të dizajnuara keq, fokus kishim reformimin rrënjësor
Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hek...
-
“E lindur për së dyti” – Gratë lụftojnë dhụnën në familje me pavarësim financiar
Që nga korriku i vitit të kaluar, Vjollca – emër i vendosur nga Radio Evropa ...
-
Lutfi Haziri: Kryeministri Kurti nuk po guxon ta dërgoj draftin e Asociacionit në Kushtetuese
Nënkryetari i LDK-së, Lufti Haziri thotë se kryeministri Albin Kurti nuk ka g...
-
Raportuesja e OKB -së flet për masat ndaj Kinës
Alena Douhan, raportuese e posaçme e OKB-së mbi masat e njëanshme shtrënguese...
-
“I falsifikuar, nuk shantazhohem” – Hysen Durmishi pas publikimit të një “dokumenti” që pretendohet se është i policisë serbe
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka reaguar pas një “dokum...
-
Nisin punimet për zhbllokimin e rrugës Gjakovë-Klinë pas shembjes së dheut
Mesditën e sotme kanë filluar punimet që të zhbllokohet rruga Gjakovë-Klinë, ...
-
I dyshuari për atenat ndaj kryeministrit sllovak del para gjykatës
Personi i akuzuar për tentim-vrasje të kryeministrit sllovak, Robert Fico, ka...
-
Komuna e vogël në Filipine dyshon që kryetaren e kanë spiune kineze – ja pse
Qyteti i Bambanit në periferi të Manilas në Filipine është trazuar meqë po dy...
-
Vlora Çitaku e bindur: Zgjedhjet më së largu në korrik
Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Vlora Çitaku...
-
Eurodeputeti holandez pasi Kosova nuk u fut në agjendë për KiE: Shtetet anëtare iu përkulën Serbisë
Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, ka bërë një reagim lidhur me mos-përfshi...