Papunësia në Kosovë, problem ‘kronik’
Autori: Gazeta inFokus
15:02 | 03 March 2018
Valon Maloku 25-vjeç nga Fushë Kosova, i diplomuar në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës thotë se asnjëherë nuk ka qenë i punësuar.
“Tani dy vjet jam në kërkim të një pune. Gati çdo konkurs që shoh dhe përshtatet me përgatitjet e mia aplikoj, por në shume raste as në intervistë nuk jam ftuar. Te jesh i papunë në Kosovë është vështirë. Gjithë koha më kalon nëpër kafene. Problemi me i madh janë financat kur je i papunë. Duhet të varesh nga të tjerët”.
“Je barre për familjen e për të gjithë. Në këtë rast mendja të shkon të ikësh nga ky vend. Por, prapë shpresoj që bëhet mirë. Institucionet e vendit duhet të jenë të vëmendshëm dhe ta dinë këtë çfarë po ndodh, të bëjnë diçka në zhvillimin ekonomik të vendit”, thotë Valoni.
Papunësia në Kosovë, sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë së Statistikave të Kosovës ka arritur në mbi 30 për qind. Sipas këtyre të dhënave papunësia është më e theksuar te femrat me 38.0 për qind, krahasuar me meshkujt, 27.8 për qind.
Derisa, shkalla më e theksuar e papunësisë është te grupmoshat 15-24 vjeç dhe atë mbi 50 për qind.
Ndërkohë në tregun e punës në Kosovë në vit janë aktivë për t’u punësuar deri në 25 mijë persona, të gjithë të gjeneratës 18-vjeç e më lart, derisa po ky treg mund të absorbojë as 10 mijë punëtorë në vit.
Të shtyrë nga papunësia, shumë qytetarë të Kosovës, kryesisht të rinj, patën migruar ilegalisht në Evropën Perëndimore gjatë nëntorit 2014 deri në qershor të 2015-s.
Niveli i papunësisë deri mbi 30 për qind konsiderohet të jetë alarmante për një vend si Kosova, e cila konsiderohet të ketë potencial për zhvillim ekonomik.
Kosova brenda vitesh, thuhet nga ekspertë të fushës, nuk ka arritur që të krijojë një ekonomi më të zhvilluar, për shkak të nivelit të ulët të investimeve të huaja, politikave jo të mira fiskale si dhe nivelit të lartë të korrupsionit.
Eksperti i çështjeve ekonomike Ismajl Kastrati thotë për Radion Evropa e Lirë se me këtë ritëm të zhvillimit nuk mund të pritet zbutja e nivelit të papunësisë në Kosovë.
“Papunësia në Kosovë është kronike, diku edhe para luftës shkalla e papunësisë ka qenë 40 për qind. Së fundmi ka rënë shkalla e papunësisë, por jo se është rritur numri i të punësuarve brenda, por për shkak se një numri i madh i punëtorëve emigrojnë jashtë vendit. Shkaqet e papunësisë është ritmi i ngadalshëm i zhvillimit ekonomik për shkak se mungojnë investimet e jashtme, investitorët e jashtëm hezitojnë të vijnë në Kosovë për shkak se ka krim të organizuar, korrupsion dhe nuk funksionon rendi dhe ligji”, thotë Kastrati.
Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit Agim Shahini në një prononcim për Radion Evropa e Lirë thotë se papunësia mbetet një nga problemet më të mëdha në Kosovë, por që pavarësisht kësaj, siç thotë Shahini, Qeveria vazhdon të mos e trajtojë me prioritet këtë problem.
“Për të luftuar papunësinë duhet të krijohet hapësirë për zhvillim ekonomik . Vendi po vuan për shkak të imazhit të keq politikave jo të mira, korrupsionit burokracisë dhe ikjes së investitorëve të huaj, ku sipas rezultate vendore dhe ndërkombëtare, Kosova duhet të ketë prioritet zhvillimin ekonomik të vendit”, thekson Shahini.
Autoritetet në Kosovë vazhdimisht kanë deklaruar se janë të vetëdijshëm për nivelin e lartë të papunësisë dhe se për këtë Qeveria e Kosovës prioritet kryesor ka vënë zhvillimin ekonomik të vendit.
Por, pavarësisht vënies në prioritet të zhvillimit ekonomik dhe rrjedhimisht hapjen e vendeve të reja të punës, papunësia vazhdon të mbetet e lartë për vite me radhë, derisa rritja ekonomike në Kosovë përgjatë viteve nuk ka qenë më e lartë se 4 për qind.

T� tjera
-
Bisedë telefonike, Erdogan dhe Trump diskutojnë për marrëdhëniet mes Turqisë dhe SHBA-së
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me ...
-
Tre trupa gjenden në shtëpinë e të dyshuarit për sulmin në Krakov
Tre trupa të pajetë, të dy grave dhe një burri, janë gjetur në shtëpinë e të ...
-
Amerika ofron shpërblim 20 milionë dollarësh për informacione rreth programit bërthamor të Iranit
SHBA-ja ka shpallur një shpërblim deri në 20 milionë dollarë për informacione...
-
Rritet në 16 numri i të plagosurve nga sul*mi në Krakov, zbulohet mosha e autorit
Numri i të plagosurve ka arritur në 16 pas sulmit në Krakov të Polonisë, ku m...
-
Shefat e kabineteve të Albin Kurtit e Përparim Ramës, takim kokë më kokë në një restorant në lagjen e milionerëve
Ditën, përplasje me akuza e kundërakuza të ashpra për korrupsion, keqpërdorim...
-
TRONDITËSE- “Më shumë qahet për divorcin sesa vdekjen e një gruaje”
Stigmatizimi i grave vazhdojnë të jenë ndër problemet që ndikojnë në normaliz...
-
Vendimi i komunës – Shtrenjtohet parkingu, shqetësohen banorët
Me rregulloren e re të miratuar nga Kuvendi Komunal, shfrytëzimi i parkingjev...
-
Konjufca solidarizohet me Poloninë pas rastit në Krakov
Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, ka dënuar sulmin e rë...
-
Kurti udhëton drejt Francës, merr pjesë në Forumin e Paqes dhe darkën shtetërore të Macronit
Kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar drejt Francës, ku do të marrë pjesë në F...
-
“Ajo duhet me duru se është femër” – Psikologia flet për reagimet e familjarëve në rastet e dhunës ndaj grave
Dhuna ndaj grave në Kosovë vazhdon të jetë një problem shqetësues, ndërsa men...
-
Eurodeputeti holandez: Turp që aplikimi i Kosovës për statusin e vendit kandidat ka mbetur në sirtarët e BE-së
Eurodeputeti holandez Thijs Reuten e ka cilësuar si “turp dhe skandal” faktin...
-
A do garojë për kryetar të LDK’së?, Haziri: E shoh procesin ndryshe- Bajrami, Gashi e Rama emra kredibilë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka folur për zhvillimet në Lidhjen Demokr...




































