Lajme

Pantina: Propaganda, suksesi më i madh i Qeverisë Kurti

Autori: Gazeta inFokus 13:45 | 15 February 2023

Zyrtarja e LDK-së, Shqipe Pantina, ka folur për punën e qeverisë Kurti në dyvjetorin e qeverisjes së saj.

Ajo si “suksesin” më të madh të qeverisë e sheh propagandën.

“Suksesi” më i madh i kësaj qeverie vazhdon të mbetet propaganda. Çfarë kemi parë sidomos muajt e fundit është prodhimi i disa videove propaganduese, ku partia në pushtet ka fajësuar qeveritë e shkuara për të mbuluar dështimet e veta”, thotë ajo.

-Advertisement-

Pantina thotë se nuk kemi as edhe një projekt që mund të krenohemi në këto 2 vite.

“Edhe pas dy viteve qeverisje nuk kemi as edhe një projekt të vetëm me të cilin mund të krenohen, e në anën tjetër ka dhjetëra dështime për të cilat edhe media e shoqëria civile kanë raportuar”, vlerëson ajo për Blic.

Sipas saj, ngecje ka kudo, në drejtësi, mungesë të investimeve kapitale, politikë të jashtme.

“E ngecje ka kudo. Vitin e kaluar p.sh vetëm 21% të projektligjeve të planifikuara janë miratuar, pra vetëm një e pesta dhe shumë prej tyre janë amandamentime të ligjeve që kanë qenë në fuqi. Ndërsa, për investime kapitale nuk kanë arritur të shpenzojnë as 20% të buxhetit. Në politikën e jashtme asnjë njohje, asnjë anëtarësim në organizata ndërkombëtare, kurse në luftën kundër krimit e korrupsionit qeveria ka vrapuar t’i marrë meritat e organeve të drejtësisë kur ato kanë vepruar e të njëjtat në vazhdimësi i kritikon e shantazhon, së fundi edhe duke ua ulur pagat”, deklaron Shqipe Pantina.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera