Lajme

Pantina: Era zgjedhje, Kurti po duket se po dojka me lëshu bajrakun

Autori: Gazeta inFokus 18:33 | 29 January 2023

Anëtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Shqipe Pantina ka postuar fotografi nga takimi i kryeministrit Albin Kurti me aktivistë të partisë së drejton, Lëvizjes Vetëvendosje.

Ish-deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Pantina e ka interpretuar këtë fotografi si shenjë që “zgjedhjet janë afër”.

”Pa kravate, ne takim me aktivista?! Hmmm era zgjedhje“, ka shkruar ajo  në Facebook.

-Advertisement-

Mandje shton se ”Si duket po dojka me leshu bajrakun”.

Kurti është duke u përballur me kërkesën perëndimore për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, marrëveshje të cilën e ka kundërshtuar si opozitar, por edhe si kryeministër shpesh ka deklaruar se “nuk pranojnë asociacion një etnik”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera