Fun & Video

Pamje tronditëse/ Shpërthimi i një pusete fluturon në ajër 22 vjeçaren

Autori: Gazeta inFokus 14:58 | 27 December 2019

Shpërthimi i një pusete në rrugët e një qyteti në Tajlandë, ka fluturuar nga motori tre metra në drejtim të ajrit një 22 vjeçare.

E reja ishte duke udhëtuar normalisht kur një pusetë ka shpërthyer në mënyrë të pakuptueshme, në momentin që ajo ishte duke udhëtuar sipër saj.

22 vjeçarja e identifikuar nga policia si Rateeanothai Lhomwandee, menjëherë pas ngjarjes u dërgua me urgjencë në spital, gjendja e saj ende nuk bëhet e ditur. Pas njoftimit policia shkoi menjëherë në vendngjarje duke rrethuar të gjithë zonën dhe duke nisur hetimet e nevojshme të zbardhjes së plotë të ngjarjes.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera